PIC kërkon zbatimin e shpejtë në BiH të marrëveshjes së Odzakut

21/11/2008

Bordi drejtues i Këshillit të Zbatimit të Paqes për BiH përfundoi të enjten një takim dy-ditor. Midis shqetësimeve që theksoi ishte nëvendnumëroja e reformave të vendit.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 21/11/08

photo

"[Takimi] shënoi fillimin e diskutimit rreth angazhimit të ardhshëm të kumunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Herzegovinë," tha Përfaqësuesi i Lartë në BiH, Miroslav Lajçak. [OHR]

Bordi drejtues i Këshillit të Zbatimit të Paqes (PIC) për Bosnje dhe Herzegovinën (BiH) u takua këtë javë në Bruksel për të diskutuar gjendjen aktuale politike në BiH. Shqetësimi kryesor i bordit shprehur në fund të sesionit të enjten (20 nëntor) ishte stanjacioni i përgjithshëm i reformave, në rrugën e vendit për integrimin evro-atllantik.

Krerët politikë të PIC shprehën "një shqetësim të thellë lidhur me zhvillimin e situatës politike" gjatë katër muajve të fundit, për shkak të ngadalësimit të ritmit të reformës dhe retorikës nacionaliste të përdorur nga disa politikanë.

Ndonëse këshilli shprehu mbështetje për marrëveshjen politike të arritur në 8 nëntor në qytetin verior boshnjak Odzak, midis tre krerëve të partive kryesore politike të BiH, ai nënvizoi nevojën e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Përveç kësaj, praktika e diskutimit të integritetit territorial të BiH dhe ekzistenca e njësive të vendit duhet të ndalet, tha ai.

Ndihmës seketari i shtetit të SHBA për çështjet e Evropës dhe Evroazisë, Daniel Fried dhe ambasadori i SHBA në BiH, Charles English u takuan gjithashtu me politikanët gjatë sesionit të PIC. Ata u takuan më vete me kryeministrin e Republika Srpska Milorad Dodik i cili kryeson Aleancën për Social Demokratët e Pavarur, presidentin e Partisë së Veprimit Demokratik, Sulejman Tihiç dhe kreun e Bashkimit Demokratik Kroat të BiH, Dragan Çoviç, për të diskutuar gjendjen e tanishme politike.

Fried dhe English përsëritën mbështetjen e departamentit të shtetit të SHBA për marrëveshjen e Odzakut dhe kërkuan zbatimin e menjëhershëm. Sipas raporteve të medias, krerët e BiH thanë se reforma e kushtetutës së vendit është një përparësi thelbësore tamam tani.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndonse pati zëra se sesioni i PIC do të jepte opsione të përcaktuara për mbylljen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në BiH, në vend të kësaj PIC tha se do ta mbajë OHR si mbikqyrës deri sa BiH të kryente reformat e nevojshme.

Në mënyrë të veçantë, PIC vuri në dukje pesë objektiva dhe dy kushte që përshkroi më parë këtë vit si një parakusht për mbylljen e OHR: ai theksoi veçanërisht nevojën për të përcaktuar statusin e Brckos dhe për të ndarë pasuritë e shtetit e të ushtrisë. PIC tregoi gjithashtu shqetësim rreth vonesës në miratimin e një strategjie për të procesuar krimet e luftës në BiH.

"[Takimi] shënoi fillimin e diskutimit rreth angazhimit të ardhshëm të kumunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Herzegovinë," tha pas takimit Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak.

Takimi tjetër është caktuar për në mars 2009 në Sarajevë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment