20/11/2008
Serbia po planifikon të ngrejë akuza të krimeve të luftës kundër Kroacisë si shpagim për padinë e genocidit të Zagrebit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
(FT - 20/11/08; AKI, Javno.hr, B92, Blic - 19/11/08; AP, AFP, Reuters, DPA, AKI, BBC, CNN, Beta, B92, UN News Centre, International Court of Justice - 18/11/08)
![]() "Stuhia...ishte një veprim i ligjshëm nga ushtria e policia kroate," tha presidenti kroat Stipe Mesiç. [AFP] |
Serbia do të depozitojë një kundërpadi ndaj Kroacisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) tha të martën vonë (18 nëntor) ministri i jashtëm Vuk Jeremiç pasi gjykata me bazë në Hagë vendosi se ka juridiksion të dëgjojë dëshmitë e genocidit të Zagrebit kundër Serbisë.
Beogradi po planifikon të padisë Kroacinë për krimet e luftës të kryera gjatë operacionit Stuhia në 1995, i cili bëri që rreth 250,000 serbë të ikin nga shtëpitë e tyre. Rreth 130,000 prej tyre thuhet se janë kthyer.
"Kroacia ka kundërshtuar ofertën tonë të pajtimit dhe përpjekjet për ta lënë pas të kaluarën," i tha Jeremiç transmetuesit shtetëror RTS, duke shprehur keqardhje se Zagrebi kishte kundërshtuar një zgjidhje jashtë gjykate. "Ne tani do të kthehemi në histori për të përcaktuar të vërtetën pasi mund të kemi një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian."
Por presidenti kroat Stipe Mesiç, vendi i të cilit depozitoi padinë e vet kundër Serbisë në ICJ që në 1999, tha të mërkurën se kundërpadia e planifikuar ndaj vendit të tij do të ishte pa baza.
"Operacioni Stuhia nuk mund të krahasohet me padinë tonë ndaj Serbisë," i tha Mesiç Radio Televizionit Kroat (HRT). "Ushtria kroate nuk kreu genocid, ushtria kroate nuk hyri në Serbi, ajo nuk shkatërroi fshatrat në Serbi."
Kroacia akuzoi Serbinë për përfshirjen gjatë gjithë konfliktit 1991-1995 midis të dy vendeve, në "një formë genocidi". Lufta mori rreth 20,000 jetë.
Zagreb kërkon ndëshkimin e gjithë genocidit të kryer, kthimin e objekteve kulturore kroate të vjedhura dhe dëmshpërblime nga Serbia.
Duke kërkuar të ndalë padinë, Serbia ngriti tre kundërshtime paraprake.
Por gjykata prej 17-anëtarësh i hodhi poshtë ato të martën, duke vendosur se ICJ "ka juridiksion, në bazë të artikullit IX të Konventës së Genocidit, ta pranojë rastin duke analizuar provat". Vendimi nuk mund të apelohet; vëzhguesit presin që ICJ mund të kërkojë disa vjet për të arritur një verdikt.
Jeremiç tregoi se kundërpadia e Serbisë do të prekë gjithashtu krimet e kryera nga regjimi pronazist i Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mesiç theksoi të mërkurën se Kroacia ka përmbushur detyrimet e veta për të dërguar të gjithë kriminelët e paditur të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY).
Serbia ka ende për të dorëzuar dy të kërkuar për krime lufte nga ICTY, ish komandantin ushtarak serb boshnjak Ratko Mlladiç dhe ish udhëheqësin rebel serb kroat Goran Haxhiç. Beogradi thotë se nuk është në dijeni të vendndodhjes së tyre.
Mosmarrëveshja midis Serbisë dhe Kroaciës shënon kulmin e marrëdhënieve të tyre të pasluftës, thonë analistët, duke theksuar se lidhjet midis dy ish republikave jugosllave janë vendimtare për stabilitetin e krejt rajonit.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes