Marrëveshja e FMN e detyron Serbinë të kursejë

19/11/2008

Serbia ka kohë që harxhon më tepër se fiton, mbështetur në investimet e huaja për të mbyllur të çarën. Por rënia nga kriza globale financiare e ka bërë këtë strategji të paqëndrueshme.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd -- 19/11/08

photo

Sipas marrëveshjes, pensionistët do të marrin pagesa më të larta por rritjet do të kufizohen në 8%. [Getty Images]

Pas gati dy javë negociatash, qeveria serbe dhe FMN më së fundi ranë dakord mbi një marrëveshje të re. Marrëveshja që u arrit të premten (14 nëntor) parashikon shkurtime masive në zhpenzimet publike me qëllim që të shmagen pasojat dramatike të rënies ekonomike botërore.

Bisedimet kishin ngecur në parë lidhur me kërkesën e FMN që qeveria të pezullonte rritjen e pensioneve me 10% që e kishte miratuar në tetor. Sipas Fondit, buxheti i shtetit i Serbisë nuk e mbulon shpenzimin.

Megjithatë, Partia e Pensionistëve të Bashkuar e Serbisë, një anëtare e koalicionit qeverisës, kërcënoi të rrëzojë qeverinë në qoftë se pensionistët humbasin ngritjen e premtuar. Në fund, në kuadrin e një kompromisi, të pensionuarit përsëri do të shohin pensione më të mëdha por qeveria duhet ta kufizojë rritjen në 8%.

Nën marrëveshjen e së premtes, e cila skadon në mars 2010, Serbia është e zgjedhëshme për të marrë 412 milion euro nga FMN për të mbajtur normën e shkëmbimit të dinarit ose për të përmbushur detyrimet financiare ndërkombëtare. Sipas zyrtarëve serbë, sistemi bankar i vendit ka aftësi paguese dhe rezervat e moneddhës së huaj janë të mjaftueshme, kështu që ajo nuk ka në plan të përdorë kredinë e FMN siç kanë bërë Hungaria, Ukraina dhe Islanda.

"Programi me FMN është një masë paraprake dhe është reagimi i shtetit ndaj krisës globale financiare," tha ministrja e financave Diana Dragutinoviç, duke theksuar se Serbia do të merrte borxh nga FMN "vetëm në se i duhet mbështetje financiare".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ekonomistët serbë thonë se vendi i tyre ka nevojë për marrëveshjen sepse ka shpenzuar më tepër se ç'ka fituar me vite. Investimet e huaja kanë mbuluar deri tani deficitin por ekspertët druajnë se këto do të jenë dukshëm më të ulta për shkak të krizës globale financiare të tanishme. Kredia gjithashtu mund të ndihmojë bindjen e investitorëve për stabilitetin e ekonomisë serbe.

Shefi i misionit të FMN Albert Jaeger tha se Fondi nuk merakoset rreth ndikimit të krizës globale financiare në Serbi në afat të shkurtër. Megjithatë, "në afat të gjatë, Serbia është një nga vendet më të cënueshme për shkak se se ka shpenzuar deri tani çdo vit rreth 5 miliard euro më shumë se ç'ka fituar, si edhe nga baza e dobët e eksportit dhe kursimet e vogla," tha ai.

Rritja e GDP ka pësuar. Në vend të arrinte 7% të parashikuara, ekspertët thonë se mund të arrijë vetëm tek 3% në 2009.

Analistët përcaktojnë deficitin e madh tregtar, 6.16 miliard euro në 2008, si problemin më të madh për ekonominë serbe, së bashku me vartësinë e madhe nga investimet e reja të huaja.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment