Kreu i komunitetit islamik të BiH takohet me papën Benedikt XVI

17/11/2008

Myftiu i madh Mustafa Efendija Çeriç, kreu i komunitetit musliman të Bosnje dhe Herzegovinës ndoqi një takim tre-ditor të Forumit Katolik-Musliman në qytetin e Vatikanit.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 17/11/08

photo

Myftiu i madh Mustafa Efendija Çeriç u takua me papën më parë këtë muaj. [AFP]

Takimi i parë i Forumit Katolik-Musliman u zhvillua në qytetin e Vatikanit nga 4 deri në 6 nëntor. Ai u ndoq nga dy delegacione, njëri musliman e tjetri katolik, secili i përbërë nga 29 ekspertë dhe krerë fetarë. Midis tyre ishte kreu i komunitetit islamik në Bosnje dhe Herzegovinë, myftiu i madh Mustafa Efendija Çeriç.

Krijuesit e forumit qenë këshilli pontifikal për dialogun ndërfetar dhe 133 përfaqësues muslimanë që në 13 tetor 2007 i dërguan një letër të hapur papës dhe krerëve të tjerë të kishave të krishtera dhe komuniteteve ekleziastike.

Në ditën e tretë të seminarit, pjesëmarrësit kishin një audiencë me pontifin. "Ky takim është një shenjë e qartë e respektit tonë të ndërsjelltë," tha papa Benedikt XVI. Gjatë fjalës së tij, ai e karakterizoi seminarin si një hap tjetër drejt mirkuptimit më të mirë midis muslimanëve dhe të krishterëve.

Midis atyre që qenë në audiencën e papës ishte dhe Efendija Çeriç. Në pohimin e tij në të përditëshmen me bazë në Sarajevë, Dnevni Avaz, ai përçoi përshtypjet e tij nga biseda me papën.

"Unë i thashtë papës se BiH është një vend me njerëz të mirë dhe e ftova atë të vizitojë vendin tonë dhe Sarajevën," tha Efendia Çeriç i cili i përcolli gjithashtu përshëndetje papës nga kardinali katolik i Bosnje dhe Herzegovinës, Vinko Puljiç.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kreu islamik tha se po kthehej në Sarajevë me shumë më tepër optimizëm për të ardhmen e Evropës. "Kjo është një piketë për zgjidhjen e dallimeve në kontekstin evropian," tha ai. Ai shtoi se "fillimi i këtij dialogu bazuar në fjalët e përbashkëta, nisur nga muslimanët, është një dialog premtues."

Krerët katolikë e muslimanë deklaruan në qytetin e Vatikanit se do të luftojnë bashkërisht dhunën e terrorizmin veçanërisht ato krime "që kryhen në emër të fesë".

Deklarata e tyre përfundimtare bën thirrje për mbrojtjen e pakicave fetare nga "përqeshje apo tallje".

Pjesëmarrësit e forumit vendosën të mbidhen çdo dy vjet.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment