Komuniteti ndërkombëtar i kërkon krerëve të Kosovës të pranojnë planin e kreut të OKB për EULEX

12/11/2008

Presidenti dhe kryeministri i Kosovës po ndeshen me presionin ndërkombëtar për të pranuar propozimin gjashtë pikash të OKB për misionin e vonuar të EULEX.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Prishtinë – 12/11/08

photo

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu (majtas) dhe kryeministri Hashim Thaçi thanë të hënën (10 nëntor) se kërkesat e Serbisë për kontroll të sistemeve të policisë, doganave dhe gjyqësorit në kryesisht zonat serbe të Kosovës, janë "të papranueshme". [Laura Hasani]

Komuniteti ndërkombëtar po u kërkon krerëve të Kosovës të pranojnë planin me gjashtë pika të OKB për të lejuar misionin EULEX të veprojë në Kosovën veriore. Krerët e Kosovës e kundërshtuan të hënën (10 nëntor) planin, hartuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun. Plani thuhet se përmbush kërkesat serbe dhe parashikon kontrollin e policisë nga BE në zonat me shumicë shqiptare dhe vazhdimin e kontrollit të OKB mbi policinë në zonat me shumicë serbe.

Ban i kërkoi Prishtinë të jetë më pragmatike në gjetjen e një zgjidhjeje për të rikonfiguruar praninë civile ndërkombëatre në Kosovë. "Unë shpresoj se Prishtina do të kuptojë dhe do të veprojë me pragmatizëm e fleksibilitet," tha ai të martën.

Kryetari i parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi kritikoi presionin e OKB dhe BE si anti-demokratik dhe anti-kushtetues. "Çdo përpjekje për të ndryshuar pikat e kushtetutës është e dënuar të dështojë sepse vetëm asambleja e Kosovës ka të drejtë ta bëjë këtë. Ne mendojmë se presidenti [Fatmir sejdiu] dhe kryeministri [Hashim Thaçi] e kanë bërë punën e tyre lidhur me këtë gjë," tha Krasniqi.

Nënkryeministri Hajredin Kuçi tha të martën se Kosova do të pranonte planin në qoftë se merrte garanci për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit të saj. Partitë e opozitës i kujtuan koalicionit qeverisës se mund të negociojë por se vetëm parlamenti i Kosovës ka të drejtë të vendosë.

"Institucionet e Republikës së Kosovës besojnë se elementët thelbësorë të këtij...dokumenti në këtë formë janë të papranueshme," tha Sejdiu të hënën në mbrëmje. "Ne jemi gati të vazhdojmë dialogun tonë me komunitetin ndërkombëtar, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të vendosur misionin EULEX në të gjithë territorin e Kosovës shumë shpejt."

Thaçi tha se kundërshtimi nga Prishtina i pikave të Ban nuk do të "rrezikonte" partneritetin e saj me vendet perëndimore që diplomatikisht kishin njohur vendin e ri. "Kosova nuk do t'i kundërvihet kurrë atyre partnerëve që njohën Kosovën. Ne kemi patur një dialog në të kaluarën, ne kemi një dialog tani dhe do të kemi një dialog në të ardhmen," tha ai.

Këshilli i Sigurimit, siç thuhet, me kërkesë të dy anëtarë të përhershëm të paspecifikuar, shtyu nga kjo takimin e vet të martën në të cilin Ban do të raportonte mbi statusin e propozimit të tij. Sesioni i planifikuar mund të zhvillohet në vend të kësaj, të premten.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ministri i jashtëm frëng Bernrad Kushner, vendi i të cilit mban tani presidencën e rradhës së BE, gjithashtu i kërkoi krerëve të Kosovës të pranojnë propozimin e Ban. "Vendosja e EULEX këtë dhjetor është në rrezik në qoftë se OKB nuk mund të arrijë marrëveshje me Prishtinën dhe Beogradin,' tha Kushner pas takimit me ministrat e jashtëm të BE në Bruksel.

"EULEX është për të mirën e të gjithë shtetasve dhe Bashkimi Evropian është gati për çdo gj, të jetë i pranishëm në Kosovën e veriut dhe në këtë mënyrë të mbrojë integritetin territorial," tha Kushner.

EULEX qe për t'u vendosur shpejt pasi Kosova shpalli pavarësinë nëntë muaj më parë por u zvarrit pjesërisht për shkak të kundërshtimeve nga Serbia. Ndonse qindra policë dhe personel gjyqësor kanë arritur në Kosovë, atyre u duhet ende të marrin përsipër autoritetin nga OKB.

Kristina Gallaç, zëdhënëse për shefin e sigurisë së BE Havier Solana, tha se Bashkimi shpreson të arrijë një marrëveshje me Prishtinën mbi praninë ndërkombëtare deri nga fundi i javës.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Ekstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutueseEkstremistët shfrytëzojnë varfërinë e të rinjtë në përpjekjet rekrutuese

Mundësitë ekonomike dhe arsimi janë mjete të nevojshme në ndalimin e përhapjes së ekstremizmit midis të rinjve.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A do ta përmirësojë procesin e pajtimit në rajon lehtësimi i një tregu të fortë ekonomik ballkanik?

Po
Jo
Nuk e di



shih rezultatet Shto koment