Shkupit i kërkohet të shmangë problemet e zgjedhjeve, të përmirësojë dialogun politik

10/11/2008

Një raport i ri i KE i jep meritën Maqedonisë për përparimin në fushat kyçe por sinjalizon shqetësim mbi parregullsitë në zgjedhjet.

Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup – 10/11/08

photo

Ambasadori i BE në Maqedoni Ervan Fuere paraqiti raportin në media në 5 nëntor. [Tomislav Georgiev]

Raporti vjetor i Komisionit Evropian (KE) mbi vendet kandidate, lëshuar javën e fundit, vë në pah përparimin e Maqedonisë në rregullimin e ekonomisë, policisë dhe sistemit gjyqësor. Megjithatë, ai fajëson vendin për parregullsitë në zgjedhje, mungesën e dialogut politik dhe një dështim të mosarritjes së konsensusit në çështjet kyçe.

Maqedonia ka treguar përparim në disa nga tetë provat e vëna nga BE, tha komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn. "Ne ju japim ju meritën e plotë për këtë. Por për ne, parregullsitë serioze gjatë procesit zgjedhor qenë një e papritur negative."

Erik Mayer, raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, sugjeroi se KE ka qenë tepër e ashpër me vendin. Ai tha se problemet e zgjedhjeve nuk duhet të përbëjnë një pengesë për fillimin e negociatave.

Por Rehn nuk ishte në një mendje, duke thënë se çështja është themelore. "Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe OSBE thanë se zgjedhjet nuk u kryen sipas kritereve dhe kjo është një kërkesë bazë. Po, unë thashë se ka një përmirësim, por ne do të na duhet të shohim që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të mbahen në përputhje me standardet ndërkombëtare."

Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski tha se qeveria e tij ka një strategji për trajtimin e problemeve të përmenduar nga KE. Ai shtoi se ndërsa raporti ishte ndoshta realist, Shkupit i duhet të kryejë më shumë analiza përpara se të mund ta vlerësojë atë plotësisht.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Gjithsesi, ne do të themi se raporti është i mirë," tha Gruevski. "Po të përgjigjemi me të kundërtën, do të kemi një problem."

Ambasadori i BE në Maqedoni Ervan Fuere tha se nga 33 fusha, BE gjen përparim të mirë në 12 prej tyre dhe përparim të dobët në pesë. Në të tjerat ka patur përparim por duhen reforma më të thella.

"Qeveria duhat ta konsiderojë raportin dhe të punojë në drejtim të arritjes së konsensusit politik dhe gjithashtu të përmbushjes së kritereve," tha Fuere. "Opozita duhet të punojë së bashku me qeverinë me qëllim që të eliminojë vërejtjet negative. Kjo është një përgjegjësi kolektive, gjithkush duhet të punojë me qëllim që të përmbushen kriteret e integrimit në BE."

Sa për mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë, Rehn tha se nuk është pjesë e paketës negociuese për pranimin në BE. Ai megjithatë inkurajoi të dy palët të kërkojnë një zgjidhje të shpejtë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment