06/11/2008
Rrjetet ndërkombëtare të kontrabandës janë objektiva të një operacioni të madh policor kryer gjatë disa muajve të fundit.
Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 06/11/08
![]() Operacioni kapi një sasi të madhe armësh dhe materiale të tjera vdekjeprurëse. [Getty Images] |
Nëpërmjet një operacioni ndërkombëtar shkallë-gjerë, policia në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), po bën një përpjekje të bashkërenduar për të shtypur rrjetet e krimit të organizuar që kontrabandojnë armë nëpër territorin e saj në rrjete të tjera që operojnë në vendet e BE.
Operationi West u krye gjatë disa muajve të fundit në BiH dhe disa nga fqinjët e vet. Policia nga Federata e BiH dhe Republika Srpska bashkëpunuan me homologet e tyre në vendet fqinjë dhe në disa vende anëtare të BE, duke përfshirë Slloveninë, Francën, Austrinë dhe Kroacinë. U përfshi gjithashtu Agjensia Shtetërore e Mbrojtjes dhe Informacionit (SIPA).
Që nga janari, kur filluan hetimet, policia ka kapur një sasi të madhe armësh e materialesh të tjera vdekjeprurëse të tilla si pushkë automatike, raketahedhëse, pistoleta, armë automatike, granada dore, municione të ndryshme, detonatorë dhe pjesë rezervë për armatimin.
Materiali i kapur përfshin pentrite, një shpërthyes më i fuqishëm se TNT. Fabrikat në ish Jugosllavinë e prodhonin atë për ushtrinë e vendit. Trafikantët kishin ndërmend t'i rishisnin këto municione në vendet e Evropës Perëndimore me një çmim shumë më të lartë se në Ballkan, ose për veprime të mundëshme terroriste.
Gjatë shtatorit, policia arrestoi gjashtë vetë me dyshimin se qenë përfshirë në rrjetin e krimit, katër në BiH dhe dy në Slloveni. Ajo lëshoi urdhër arresti për dy të dyshuar të tjerë që jetojnë në Francë. Në bastisje, policia kapi 62 kg pentrit si dhe një numër të madh armësh automatike, raketa antitank, shpërthyes dhe municion.
Në një konferencë shtypi në Ljubljanë, Slloveni, zëdhënësi spjegoi se rrjeti ishte shumë mirë i organizuar dhe i jepte çdo anëtari detyra të posaçme. Synimi i tij ishte të kontrabandonte një sasi të madhe armësh e eksplozivësh në shtete të tjera të BE dhe të nxirrte fitime të mëdha.
Gjatë hetimeve të gjatë me muaj, autoritetet identifikuan Slloveninë si një vend tranzit për armët e paligjëshme që kontrabandoheshin nga vendet e Ballkanit Perëndimor për në vendet e BE.
Rreth mesit të tetorit, në një pjesë tjetër të goditjes, SIPA bastisi shumë vende në Bosnjën qendrore dhe në zonat metropolitane të Sarajevës, Banja Lukës dhe Zenicës. Ajo arrestoi gjashtë vetë që ja dorëzoi Zyrës së prokuroriës Shtetërore për procedim të mëtejshëm. Policia zbuloi gjatë hetimit se një numër "dërgesa" armësh kishin shkuar tashmë të pazbuluara në vendet e BE, ku kontrabandistët i kishin shitur.
Në një konferencë shtypi në Sarajevë, Dragan Lukaç, nëndrejtor i SIPA, vuri në dyshim saktësinë e disa raporteve ndërkombëtare që pretendonin për lidhje midis raketave të trafikut të armëve dhe al-Kaedës.
Të gjashtë të dyshuarit e arrestuar në tetor vinin nga sfonde të ndryshme, tha Lukaç duke i përshkruar ata si "grup shumëetnik kriminelësh".
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes