Tre parti serbe nacionaliste nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

05/11/2008

Partia Demokratike e Serbisë formoi një aleancë me dy parti më të vogla të martën në një orvatje për të rritur forcën e opozitës nacionaliste.

(Blic, EMportal - 05/11/08; B92, Tanjug, EMportal, Sofia Echo - 04/11/08; Beta - 03/11/08)

photo

"Në luftën e saj për ndryshim, DSS ka zgjedhur aleatët e vet tek NS dhe NP dhe çdo bisedim për koalicione të tjera mund të ishte i mundshëm pas zgjedhjeve," tha kreu i DSS Vojislav Koshtunica. [Getty Images]

Partia Demokratike Serbe (DSS) e ish kryeministrit Vojislav Koshtunica formoi të martën (4 nëntor) një aleancë me dy parti të tjera nacionaliste, një ditë pasi njoftoi planet e saj për të sfiduar qeverinë lidhur me Kosovën.

Zëdhënësi i DSS Andreja Mladenoviç tha se vendimi i partisë së tij për të bashkuar forcat me Partinë Serbia e Re (NS) dhe Partinë Kombëtare (NP) doli nga "një dëshirë për të sjellë ndryshim në Serbi sa më parë të jetë e mundur dhe për të ngritur një qeveri të re". Një kabinet i kryesuar nga aleanca e re do të "ndiqte një politikë të përgjegjëshme kombëtare e të shtetit në interes të të gjithë shtetasve të Serbisë", shtoi ai.

Koshtunica dha dorëheqjen si kryeministër në mars lidhur me mosmarrëveshjet me partnerët e koalicionit nga Partia Demokratike (DS) e presidentit Boris Tadiç mbi atë në se Serbia duhej të vazhdonte të kërkonte integrimin në BE pasi shumica e bllokut 27-vendesh njohu pavarësinë e Kosovës.

DSS dhe NS, kjo e fundit kryesuar nga ish ministri i infrastrukturës Velimir Iliç, fituan 30 vende të kombinuara në parlamentin 250 vendesh në zgjedhjet e parakohshme të 11 majit.

Kreu i NP është ish kryetarja e bashkisë të Novi Sadit, Maja Gojkoviç, që krijoi partinë e saj më parë këtë vit pasi la Partinë ultranacionaliste Radikale Serbe. Partia e saj nuk ka vende në parlament.

Koshtunica tha se të hënën do t'u kërkonte partive të tjera të përfaqësuara në parlament mbështetjen për një mocion mosbesimi kundër qeverisë mbi Kosovën.

"Autoritetet e tanishme kanë ...[bërë] negociata të fshehta dhe pas shpinës së parlamentit rreth njohjes së misionit EULEX për zbatimin e pavarësisë së Kosovës," tha Koshtunica. "Qeveria po...kërkon një rrugë për të bindur shtetasit, në fakt për t'i mashtruar ata, se...EULEX është gjoja status-neutral."

Slobodan Samarxhiç, i cili shërbeu si ministër për Kosovën në qeverinë e dytë të Koshtunicës, tha të martën se grupet parlamentare të DSS, NS dhe SRS kanë paraqitur një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Mirko Cvetkoviç. Serbia është "lodhur" nga një qeveri e tillë, u citua Iliç të thoshte.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ne duam të krijojmë një Serbi mbi bazën e parimeve demokratike dhe vlerave kombëtare të qëndrueshme, të hapur për investimin e huaj e të vendit, një Serbi ku populli do të rrojë i lirë nga tensioni politik me një ndjenjë të plotë sigurie për veten, familjet e tyre, punët, pronën dhe investimet e tyre," tha Mlladenoviç të martën.

Një raport të martën nga agjensia e lajmeve Tanjug sugjeronte se Partia Progresiste Serbe e Tomislav Nikoliç do të mbështeste një debat mbi një votë mosbesimi që kundërshton qeverinë e Cvetkoviç. Por askush nuk kishte kërkuar mbështetjen e partisë së tij, tha ai.

Gojkoviç beson se Serbia mund të shohë zgjedhje të parakohshme në 2009.

Sondazhet e fundit të opinionit sugjerojnë megjithatë se DSS, NS dhe NP mund të kishin të gjitha vështirësi në kapërcimin e pragut prej 5% për të hyrë në parlament në qoftë se zgjedhjet do të bëheshin sot.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes