04/11/2008
I konsideruar i zhdukur rreth 40 vjet më parë, peshkaqeni i madh i bardhë është kthyer në ujrat e Adriatikut, i rrezikshëm si përherë, duke sulmuar një zhytës nga Sllovenia.
Nga Ivo Shçepanoviç për Southeast European Times në Split – 04/11/08
![]() ''Peshkaqeni ndoshta ndiqte një tufë tunash dhe u tërhoq nga peshqit rreth brezit të zhytësit. Ndërsa tufat e tunave nuk janë më të shpeshta në Adriatik, peshkaqeni i madh i bardhë rrallë udhëton në këto ujra." [Getty Images] |
Takimi tmerrues i një njeriu me peshkaqenin e mash të bardhë në Adriatik, vetëm dhjetë metra nga bregu i ishullit të largët Vis, në Dalmacinë qendrore, ka zënë titujt e gazetave në Kroaci dhe konfirmoi dyshimet e pranisë së grabitqarit në Adriatik. Banorët e vjetër kujtojnë një suilm peshkaqeni në Adritikun qendror që i mori jetën një turisti gjerman. Zhytësit qenë ndjerë të sigurtë pas 40 vjetësh të peshkqenit në pasivitet.
Një zhytës 43 vjeçar slloven, Damjan Peshek shkoi të gjuajë peshk me shtizë me një mikun e vet në Mala Smokova, pranë ishullit Vis. Dëshmitarët thonë që peshkaqeni që sulmoi atë ishte 5 metra i gjatë.
"U ndje sikur diçka befas goditi trupin tim. Ti nuk e ndjen në çast kafshimin," tha Peshek në spitalin e Splitit që trajtoi plagët serioze në këmbën e tij të majtë.
"Unë përdora shtizën për ta kundërsulmuar," tha Peshek. Miqtë e tërhoqën atë në një barkë dhe nxituan ta shpinin te mjeku më i afërt. Punonjësit e ndihmës së shpejtë në turn e transportuan atë në Split për uljen e tensionit dhe trajtim urgjent.
"Nuk ka pothuajse asnjë mënyrë që një zhytës të mund të mbrojë veten në qoftë se një peshkaqen do që ta vrasë atë," tha eksperti kryesor i peshkaqenëve i Kroacisë, Dr. Alen Sold. Në fillim, kërkuesit nuk qenë të sigurtë për llojin që sulmoi Peshek.
"Të tjerë lloje peshkaqenësh mund të qenë tërhequr nga zhytësi pasi ai mbante peshq ëtë gjakosurç rreth bbrezit të tij," mendoi Soldo në krye. Megjithatë, mjekët gjetën dy dhëmbë tipike për peshkaqenin e madh të bardhë në këmbën e zhytësit.
Eksperti mendon se ardhja e peshkut të madh të bardhë në Adriatik mund të lidhej drejtpërsëdrejti me popullimin e tunës.
''Peshkaqeni ndoshta ndiqte një tufë tunash dhe u tërhoq nga peshqit rreth brezit të zhytësit. Ndërsa tufat e tunave nuk janë më të shpeshta në Adriatik, peshkaqeni i madh i bardhë rrallë udhëton në këto ujra.," spjegoi Soldo.
Megjithë rrethanat gati tragjike, Soldo tha se ishte i gëzuar të dëgjonte se peshkaqeni i madh i bardhë qe kthyer në Adriatik pasi ekspertët e patën quajtur atë të zhdukur nga këto ujra gjatë katër dekadave të fundit. Ai shtoi se njerëzit janë megjithatë ndërhyrësit kur kuturisin të futen në botën e nënujit.
Ekspertët mendojnë se peshkaqeni i madh i bardhë do të lëvizë shpejt nga Adriatiku, bazuar në natyrën e tij shtegtare.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes