30/10/2008
Zyrtarët në Athinë dhe Shkup janë përgjigjur me kritika ndaj një propozimi të ri nga i dërguari i posaçëm i OKB Methju Nimetz, duke thënë se ai kërkon ndryshime të rëndësishme.
Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup -- 30/10/08
![]() Zënvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA, Stjuart Xhons (majtas) flet në një konferencë shtypi të martën (28 tetor) në Shkup, me ministrin e jashtëm maqedonas Antonio Miloshoski. [Tomislav Georgiev] |
Maqedonia i ka paraqitur të dërguarit të posaçëm të OKB Methju Nimetz përgjigjen e vet zyrtare ndaj ideve të tij të fundit për një zgjidhje në mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë. Propozimet sjellin përdorimin e emrit "Republika e Maqedonisë Veriore" ndërkombëtarisht dhe "Maqedonia e Veriut" në OKB. Emri kushtetues "Republika e Maqedonisë" do të përdorej brenda vendit.
"Ne parashtruam dhe riafirmuam argumentet e Maqedonisë bazuar në interesat e veta kombëtare," tha të mërkurën (29 tetor) përfaqësuesi i Maqedonisë Nikola Dimitrov pas takimit me Nimetz. Për shkak të "rëndësisë së jashtzakonshme" të çështjes, ai nuk pranoi të jepte hollësira.
Si presidenti Branko Crvenkovski dhe kryeministri Nikola Gruevski, megjithatë, kanë komentuar tashmë se propozimi i fundit i Nimetz nuk mund të ishte një bazë e fortë për një zgjidhje pa ndryshime të konsiderueshme.
Të mërkurën, ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis tha se seria e re e ideve ishte "e pakënaqëshme siç qe" dhe se disa pika qenë të papranueshme, problematike apo të paqarta.
"Vetëm pas sqarimeve dhe rregullimeve të domosdoshme mund të bëhet ky dokument baza për arritjen e një zgjidhjeje," i tha Bakojanis komitetit parlamentar grek për mbrojtjen e çështjet e jashtme.
Zhvillimet më të fundit erdhën midis një stuhie veprimtarish ndërkombëtare me qëllim vënien e të dy palëve për të zgjidhur mosmarrëveshjen për një kohë të gjatë. Të martën, ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA, Daniel Frajd i kërkoi Shkupit të pranojë kompromisin e paraqitur nga Nimetz ose të ndeshet me izolimin ndërkombëtar.
"Pranoni këtë propozim dhe siguroni një të ardhme të ndritur për ju e fëmijët tuaj," i tha Frajd një grupi gazetarësh maqedonas që vizitonin Uashingtonin.
Të hënën, zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA, Stjuart Xhons arriti në Shkup për bisedime me Crvenkovskin, Gruevskin dhe ministrin e jashtëm Antonio Miloshoski. Ai risiguroi krerët e Maqedonisë se Uashingtoni vazhdon të mbështesë aspiratat evro-atllantike të vendit të tyre, që një veto greke i ka ngrirë deri tani.
"Qëndrimi i SHBA është i qartë, Ne po mbështesim pranimin e Maqedonisë në NATO, një qëndrim i paraqitur gjithashtu nga presidenti Xhorxh W. Bush në samitin e fundit të NATO-s në Bukuresht," tha Xhons në një konferencë shtypi me Miloshoskin të martën.
Miloshoski i tha atij se Maqedonia është "e përkushtuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit me interesimin dhe qasjen e vet" dhe "dëshëron që mosmarrëveshja të kapërcehet kur të vijë çasti për zgjidhjen e saj".
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes