Vriten dy gazetarë kroatë nga bomba në makinë

24/10/2008

Ivo Pukaniç, pronari i një të përjavëshmeje kryesore politike kroate dhe drejtori i marketingut të gazetës, Niko Franjiç, u vranë nga një bombë makine në Zagreb të enjten, i fundit në një seri incidentesh të dhunshme në vend.

(Euronews, EurActiv, Javno.hr - 24/10/08; AP, Reuters, AFP, DPA, BBC, B92, Committee to Protect Journalists, Javno.hr - 23/10/08)

photo

Një makinë urgjence arrin ndërsa policët sigurojnë zonën të enjten (24 tetor) pas një shpërthimi bombe makine në Zagreb. [AFP]

Kroacia do të ngrihet kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, u zotuan të enjten (23 tetor) krerët e vendit pas vrasjes së një gazetari të shquar. Ky ishte i fundit në një rradhë incidentesh të dhunshme që kanë tronditur vendin.

Një shpërthim nën veturën e tij vrau Ivo Pukaniç, 47 vjeç, pronari i së përjavshmes kryesore politike kroate Nacional, jashtë zyrave të gazetës në qendër të Zagrebit. Shpërthimi rreth orës 6:30 pasdite vrau gjithashtu drejtorin e marketingut të së përjavshmes, Niko Franjiç. Dy kalimtarë thuhet se morën plagë.

"Kroacia do të jetë edhe më e vendosur dhe e ashpër në trajtimin e krimit të organizuar dhe terrorit," tha kryeministri Ivo Sanader të enjten mbrëma. "Ne nuk do të lejojmë që Kroacia të bëhet një tjetër Beirut."

Sulmi i së enjtes erdhi në më pak se tre javë pasi një i armatosur vrau Ivana Hodak, vajzën 26 vjeçare të një avokati të shquar, në mes të ditës, pranë një zyre policie në Zagreb.

Duke dënuar vrasjen e Pukaniç, presidenti Stipe Mesiç thirri një sesion urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, duke thënë se "Terrorizmi është bërë një fakt në rrugët e kryeqytetit."

"Tani është ose ne ose ata: shteti mbi bazë ligji apo kriminelët, terroristët dhe mafia," tha Mesiç në një deklaratë duke ju kërkuar autoriteteve të vepronin shpejt dhe me energji.

Tregimi i aftësisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin është një nga kërkesat kyçe që vendet duhet të përmbushin për t'u bashkuar me BE. Kroacia shpreson të hyjë në Bashkim si vendi i 28 anëtar në 2011.

Disa druhen se përshkallëzimi i dhunës mud të cënojë përpjekjn e vendit për në BE.

Davor Butkoviç, një redaktor i së përditshmes popullore Jutarnji List i tha Reuters se vrasja e dyfishtë ishte një "goditje e madhe për sistemin politik të Kroacisë".

Duke shprehur shqetësim rreth këtij përshkallëzimi dhune, një organizëm vëzhgues i medias me bazë në Nju Jork ndërkohë i kërkoi Zagrebit të garantojë që ata që janë pas incidentit të së enjtes të përballen me drejtësinë.

"Autoritetet kroate duhet të ngrenë një hetim tërësor dhe t'i sjellin me të shpejtë ata që janë përgjegjës për këto vrasje patra drejtësisë," thoshte në një deklaratë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sanader tha se ekspertët kryesorë të vendit do të punojnë mbi vrasjen e Pukaniç dhe raste të tjera të pazgjidhura.

"Kjo nuk është më thjesht një luftë kundër krimit të organizuar," tha kryeministri. "Kjo është diçka që të gjithë ne në Kroaci duhet të ngrihemi kundër."

Pukaniç ishte njëherazi i rëndësishëm e polemik. Gazeta e tij luftonte korrupsionin dhe abuzimet e të drejtave të njeriut, duke fituar disa çmime. Por ai gjithashtu ishte kritikuar për lidhjet e tij të ngushta me disa politikanë dhe një bos të dyshuar të krimit të organizuar.

Pukaniç mori mbrojtje policore pasi i shpëtoi një orvatje ndaj jetës së tij në prill. Megjithatë, dy muaj më parë, mbrojtja ju hoq me kërkesën e tij, tha të enjten ministri i brendshëm kroat Tomislav Karamarko.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment