Disa i këmbejnë dhomat e bordeve të bizneseve të Kroacisë për fushatë zgjedhore

22/10/2008

Biznesmenët në Kroaci tradicionalisht kanë ndënjur larg politikës por situata po ndryshon me të shpejtë.

Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 22/10/08

photo

Ka zëra se CEO i Agrokor, Ivica Todoriç mund të kandidojë për president i Kroacisë në 2010. [Dosje]

Ndërsa zgjedhjet lokale të 2009 afrohen, gjithnjë e më tepër manjatë biznesesh po llogaritin si të hyjnë në politikë apo si të fitojnë votat. Deri tani, dy kandidatë të kamur kanë njoftuar haptazi ambicjet e tyre politike.

Pronari i rrjetit të supermarketeve me bazë në Split, Zheljko Kerum, do të jetë një kandidat i pavarur për kryebashkiak i Splitit, ndërsa manjati i duhanit Plinio Kukurin shpreson të fitojë skenën politike në Istria.

Deri tani, shumica e biznesmenëve i shmangej daljes në pah. Ata zakonisht zgjidhnin ta lidhnin veten me një parti apo të bëheshin tepër të lidhur me një udhëheqës apo kandidat të veçantë. Midis politikanëve me përvojë të gjatë të vendit, vetëm tre kanë ardhur nga sektori i biznesit: kreu i Partisë Popullore Kroate Radmir Çaçiç, nënkryetari i parlamentit Stipe Gabriç Jambo dhe ish ministri i ekonomisë Goranko Fizuliç, pronari i rrjetit Turbo Limach të dyqaneve për fëmijë.

Tani gjërat po ndryshojnë m shpejtësi. Me Kerum dhe Kukurin që kanë hedhur në ring kapelet, të tjerë bisnesmenë të shquar ka gjasa të pasojnë. Sipas së përjavëshmes kroate Globus, CEO i Agrokor, Ivica Todoriç po gjykon një kandidim presidencial në 2010. Konsideruar njeriu më i pasur i Kroacisë, ai drejton një korporatë perandori që lëvdohet me më tepër se 30,000 punonjës.

Po të kandidonte Todoriç, do të ndeshej me Jure Radiç, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të vdekur Franjo Tuxhman. Radiç kryeson tani kompaninë më të madhe inxhinierike e të ndërtimit në Kroaci, IGH.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Një tjetër kandidat potencial është Nadan Vidosheviç, president i Dhomës Kroate të Tregtisë. Si Radiç dhe Todoriç, ai është në anën e djathtë të spektrit politik.

Jo të gjithë e mirëpresin prirjen në rritje. Sipas Inga Tomiç Koludroviç, kreu i Shoqatës Sociologjike Kroate, masa nga biznesmenët për të hyrë në arenën politike nuk është një masë e mençur.

"Kjo nuk do t'i sjellë asnjë të mirë shoqërisë," i tha Koludroviç Globus. "Këto dy pjesë të shoqërisë duhet të jenë të ndara, jo të bashkuara. Bizneset duan të kenë fitime, ndërsa politika duhet të punojë për mirëqënien publike."

Kandidatët nga sektori i biznesit kanë një mendje tjetër megjithatë. Ata argumentojnë se ekspertiza dhe lidhjet e tyre do t'i ndihmojnë ata të sigurojnë përfitime ekonomike për votuesit e tyre. Në një ekonomi tregu, pyesin ata, kush është i përgatitur më mirë për të përfaqësuar interesat e kroatëve? Në 2009 do të varet nga votuesit përgjigjia e kësaj pyetjeje.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment