E mundëshme marrëveshja për vendosjen e EULEX, thotë Tadiç

20/10/2008

Presidenti serb Boris Tadiç tha javën e shkuar se kishte një mundësi që Beogradi të miratonte vendosjen e misionit të BE në Kosovë, të cilën qeveria serb e ka kundërshtuar në mënyrë të patundur.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 20/10/08

photo

Presidenti Boris Tadiç tha se Serbia mund të miratojë misionin e EULEX. [Getty Images]

Presidenti serb Boris Tadiç tha javën e shkuar se autoritetet e Beogradit dhe BE mund të arrijnë një marrëveshje mbi vendosjen e misionit EULEX në Kosovë dhe që marrëveshja të marrë verifikim nga Këshilli i Sigurimit i OKB.

Deklarimi i Tadiç tërboi opozitën serbe ndërsa zyrtarët e BE e përshëndetën atë. Beogradi deri tani ka kundërshtuar furishëm mbrritjen e misionit të BE në Kosovë e cila shpalli pavarësinë në 17 shkurt.

"Ne po punojmë mbi ëvendosjen e EULEXç me të gjitha forumet ndërkombëtare, me Këshillin e Sigurimit të BE dhe BE si dhe me përfaqçësuesit rusë dhe të SHBA, domethënçë, me të gjithë ata që janë jetikisht të rëndësishëm për të ardhjmen e Kososvës brenda Serbisë," i tha Tadiç të përditësdhmes së Beogradit Vecernje Novosti javën e shkuar.

Presidenti tha gjithashtu se Beogradi do ta pranojë misionin e BE mbi tre kushte: që prania e saj në Kosovë të marrë miratimin nga Këshilli i Sigurimit; që ai të jetë një mision neutral ndaj statusit dhe që të mos ketë zbatim të planit të propozuar nga Marti Ahtisaari, të cilin Këshilli i Sigurimit nuk qe në gjendje ta miratojë për shkak të kundërshtimit nga Serbia dhe Rusia.

Deklarata e Tadiç ndeshi në kundështimin e fortë nga opozita serbe, veçanërisht ish kryeministri Vojislav Koshtunica i cili përkufizoi politikën e shtetit mbi Kosovën gjatë qëndrimit të tij në detyrë.

Njoftimi i Tadiç ishte "një thikë në shpinë për mbrojtjen e Kosovës", tha Koshtunica, duke shtuar se plani i Ahtisaarit parashikoi praninë e EULEX dhe se misioni do të zbatonte në mënyrë të pashmangëshme planin për pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, zyrtarët evropianë përshëndetën deklarimin e Tadiç. Komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn tha se ishte e rëndësishme për BE të shihnin "qasjen konstruktive" të Serbisë ndaj vendosjes së EULEX në Kosovë pasi një qasje e tillë ishte bazë për stabilitetin rajonal dhe rendin e ligjit në Kosovë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Ja pse është e rëndësishme që ne të gjithë, duke përfshirë qeverinë serbe, punojmë së bashku drejt bërjes së suksesëshme të vendosjes së EULEX në Kosovë," tha Rehn.

Të premten, komandanti i EULEX Iv dë Kermabon tha se BE dhe Serbia janë "jo shumë larg" nga një marrëveshje mbi vendeosjen e EULEX. Ai shprehu shpresë se EULEX do të vendoset anembanë Kosovës deri nga fundi i dimrit.

I dërguari i posaçëm i BE në Kosovë, Pieter Feith shprehu shpresë se një vendosje e gjerë në Kosovë do të bëhej e mundëshme në javët që vinë. Feith tha se nga EULEX do të përfitonte gjithkush në Kosovë, veçanërisht pakica serbe.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, UNMIK është pakësuar. Misioni do të transferojë disa nga kapacitetet e veta tek EULEX, i cili duhet të ketë rreth 2,000 anëtarë. EULEX nuk ka ardhur ende në zonat e populluara nga serbët, për shkak se Beogradi dhe serbët e Kosovës refuzojnë të presin misionin deri tani. UNMIK mbetet aktiv në enklavat serbe.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment