17/10/2008
Krerët politikë e ushtarkë të Turqisë po ndreqin strategjinë e tyre të luftës kundër PKK pas sulmeve të fundit terroriste dfhe presionit në rritje të publikut.
Analizë nga Ajhan Shimshek për Southeast European Times -- 17/10/08
![]() "Ata që paraqesin veprimet e organizatës terroriste separatiste si veprime të suksesëshme janë përgjegjës për gjakun që është derdhur e do të derdhet," tha shefi i shtabit të përgjithshëm turk, gjenerali Ilker Bashbug. [Getty Images] |
Një tjetër shpërthim përleshjesh midis ushtrisë turke dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të enjten (16 tetor) la pesë ushtarë të vdekur dhe 15 të plagosur. Sipas shtabit të përgjithshëm, u vranë gjithashtu pesë anëtarë të grupit terrorist. Sulmet e fundit pasuan shpejt incidente të tjera fatale këtë muaj.
Një sulm ndaj një poste të ushtrisë turke la 17 ushtarë të vdekur në 3 tetor dhe një pritë ndaj një autobuzi që mbante policë në Dijarbakir vrau pesë të tillë në 3 tetor, duke prodhuar presion të madh publik ndaj qeverisë dhe ushtrisë. Rrëkeja e fundit e sulmeve vdekjeprurëse terroriste ka detyruar krerët politikë e ushtarakë të Turqisë të nisin ndreqjen e strategjisë kundër-terroriste të vendit.
Sipas raporteve nga e përditëshmja turke Taraf, një kritike e fortë e ushtrisë, forcate armatosura qenë në dijeni se PKK po përgatitej të sulmonte postën në Akutun në 3 tetor. Duke përmendur raporte sekrete ushtarake nga rajoni, Taraf pretendon se gabimet serioze nga ushtria shpunë në humbje të mëdha. Media të tjera lokale ju referuan raportit këtë javë, duke rritur presionin publik ndaj forcave të armatosura.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Ilker Bashbug kritikoi ashpër raportet në një konferencë shtypi të mërkurën. Ai akuzoi median që "sulmon sistematikisht" ushtrinë mbi bazën e informacionit fallco, që ai tha ishte "përtej kufijve të krtitikës [së ligjëshme]".
"Ata që paraqesin veprimet e organizatës terroriste separatiste si veprime të suksesëshme janë përgjegjës për gjakun që është derdhur e do të derdhet," tha Bashbug. "Kjo është fjala ime e fundit: unë e ftoj gjithsecilin të jetë i kujdesshëm dhe të qëndrojë në pozitën e drejtë."
Thirrjet për një strategji të re
Që nga 1984, lufta e Turqisë kundër PKK ka marrë pothuajse 40,000 jetë, duke shkaktuar thirrje për një ndryshim të madh në strategjinë kundër-terroriste dhe kritika të hapura në rritje për dështimin e rolit udhëheqës të qeverisë e ushtrisë në përpjekjet kundër-terroriste.
Eksperti i sigurisë, profesor Mahir Kajnak tha se kostoja e dy dekada luftë kundër PKK i tejkalon 75 miliard euro. Po qe se Turqia do të kishte pasuar një strategji më të mirë kundër PKK, duke shmangur kështu tharjen e thesarit të saj, këto para mund të kishin ndryshuar faqen e Anatolisë Juglindore dhe Turqisë, thotë ai.
"Dhënia e rolit të madh ushtrisë në luftën kundër terrorizmin ka qenë e gabuar. Patjetër që forcat ushtarake do të vendoseshin në rajon për të mbrojtur territoret dhe si një shenjë sovraniteti. Por lufta kundër PKK duhej të kryhej nga njësitet e posaçme të sigurimit në vend të njësive të zakonshme ushtarake," i tha ai radios publike të Turqisë, TRT.
Duke theksuar se problemi i terrorizmit ka dimensione të ndryshme, duke përfshirë ato kulturore, sociale dhe ekonomike, Kajnak bëri thirrje për një strategji më të gjerë dhe theksoi se përpjekjet kundër-terroriste të Turqisë duhet të qenë pro-aktive në vend që të kufizoheshin në kundërvënien e sulmeve të dhunëshme të PKK.
Xhevat Ones, një ekspert i shquar në problemin kurd dhe ish zëvendësi i nënsekretarit të Agjensisë Kombëtare Turke të Inteligjencës (MIT) nënvizon nevojën për një zgjidhje politike. "PKK nuk është shkaku por më së shumti efekti i problemit kurd me dekada të gjatë," i tha ai televizionit privat NTV.
"Kërkesat sociale i detyrojnë politikanët të kërkojnë një zgjidhje por politikanët dështojnë të zhvillojnë politika të reja," tha ai. " Problemi kurd ka disa lidhje të jashtme. Por kryesisht ai është një problem i brendshëm. Është problem i Turqisë," tha Ones. Ai sugjeroi demokratizim të mëtejshëm dhe një kushtetutë të re të bazuar në parimet universale për të zgjidhur problemin kurd.
Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim (AKP) ka premtuar hapje të reja ndaj shtetasve etnikë kurdë në vend, por dhuna e PKK rrit zemërimin publik dhe kufizon më tej reformat demokratike.
Bashkërendim më i mirë i operacioneve kundër-terroriste
Krerët politikë e ushtarkë të Turqisë ranë dakord këtë javë mbi masa të reja për të luftuar grupin, duke përfshirë një qasje të re ku civilët mund të kenë gradualisht një rol më të madh në vendim-marrjen.
Bordi i Lartë i Kundërterrorizmit (TMYK), që përfshin kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan, komandntët kryesorë dhe ministrat e duhur, ra dakord të ngrejë një organizëm të ri bashkërendimi kundër-terrorist nën ministrinë e brendëshme.
Njësia e re do të jetë përgjegjëse për planifikimin strategjik në luftën kundër terrorit, do të lehtësojë ndarjen e inteligjencës midis njësive civile të sigurisë dhe ushtrisë dhe do të organizojë takime të rregullta midis zyrtarëve civilë e ushtarakë. Vëzhguesit presin një zyrtar civil të nivelit të lartë për të kryesuar seksionin se sa një ushtarak.
Ideja e një organizmi të ri bashkërendimi të kundër-terrorizmit ka kohë që gëzon mbështetjen ushtarake. Mungesa e dialogut dhe bashkërendimit midis agjensive të sigurimit, njësive të inteligjencës dhe zyrtarëve qeveritarë ka qenë një nga problemet e mëdha në luftën kundër terrorizmit, tha Bashbug vitin e kaluar.
Si pjesë e një ndryshimi të strategjisë të kundër-terrorizmit, TMYK pritet të vazhdojë takimet në javët e ardhëshme. Midis çështjeve të vështira që ai ndesh është kërkesa e ushtrisë për pushtet më të madh gjatë operacioneve të kundër-terrorizmit në terren.
Zyrtarët ushtarakë thonë se disa reforma me nismën e BE kanë dobësuar pushtetin e tyre në operacionet e domosdoshme të sigurisë. Sipas reformave, trupat duhet të marrin një leje prokurori përpara se të kontrollojnë individë apo prona private, një mangësi që ushtria do që të përfundojë. Ajo do gjithashtu të kufizojë telkekomunikacionet në zonat problemore me qëllim që të ndërpresë komunikimet midis militantëve të PKKdhe të prishë bombat e kontrolluara nga larg. Të tjera kërkesa përfshijnë periudha më të gjata paraburgimi për të dyshuarit e terrorit dhe kufizimin e të drejtave të tyre për t'u konsultuar me avokatë, që ushtria i akuzon për çuarjen e mesazheve në PKK.
Qeveria e AKP thotë se do të analizojë ligjet e përforcuara së fundi kundër terrorit të anëtarëve të BE Spanjës dhe Britanisë dhe ka në plan të futë ligje të reja që të jenë në përputhje me standardet e BE.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes