Aktorja e SHBA viziton Kosovën për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e grave

16/10/2008

Artistja e Hollivudit Fran Dreshçer vizitoi Kosovën për të kërkuar një luftë të ashpër kundër kancerit të grave.

(Ambasada e SHBA në Prishtinë -- 16/10/08; Women's eNews)

photo

E dërguara e departamentit të shtetit të SHBA për çështjet e shëndetit të grave, Fran Dreshçer shkoi në Kosovë të ngrejë ndërgjegjësimin për kancerin. [Laura Hasani]

Gratë duhet të marrin përgjegjësi për shëndetin e tyre dhe luftën e kancerit, tha aktorja e SHBA Fran Dreshçer në një vizitë dy-ditore në Kosovë javën e shkuar.

"Kosova, si një shtet i ri, duhet të përqëndrohet në ngritjen e ndërgjegjësimit të grave lidhur me këtë sëmundje sepse është më e kollajtë dhe më e lehtë të trajtojhet një kancer i kapur herët," tha Dreshçer që kaloi nga 7 tetor në 9 tetor në Kosovë si një e dërguar e departamentit të shtetit të SHBA për çështjet e shëndetit të grave.

Ajo po përfaqësonte gjithashtu Nismën e Kancerit të Gjirit të Ballkanit, një partneritet i ngritur vitin e kaluar 2007 nga institucionet e asaj kohe të Zyrës së SHBA në Prishtinë dhe institucionet shëndetësore e krerët e Kosovës.

"Jam seriozisht e shqetësuar rreth të drejtave të grave...Gratë duhet të marrin nën kontroll shëndetin e tyre," tha ajo pas një takimi me anëtaret e grupit parlamentar Gratë e Kosovës, të cilave u kërkoi të bënin më shumë për luftën kundër kancerit.

Dreshçer vetë mposhti kancerin e mitrës. "M'u deshën dy vjet dhe tetë mjekë të ndryshëm për të trajtuar kancerin siç duhej," tha ajo duke u kërkuar grave të bënin kontrolle me qëllim që të garantonin zbulim të shpejtë të çfardo zhvillimi malinjë.

Më shumë e njohur për lojën në seritë komike të TV të SHBA, Dadoja, Dreshçer kishte një itinerar të ngarkuar gjatë vizitës së saj të shkurtër në vendin e ri. Ajo u intervistua nga dhjetë degë të medias, duke përfshirë disa që shërbenin në tregun serb kosovar dhe bëri një parathënie për një dokumentar mbi shëndetin e grave që u transmetua në TV Kosova në 8 tetor. Ajo u takua me Grupin e Grave të asamblesë së Kosovës dhe me gratë e reja serbe në Mitrovicën veriore.

Dreshçer përfundoi qëndrimin e saj në Kosovë me një vizitë në kampin Bondstil ku takoi trupat që ose kishin shpëtuar nga kanceri ose kishin patur anëtarë të familjes me kancer.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Neglizhimi i shëndetit të grave është një çështje serioze në Kosovë, ku gratë me probleme mjekësore duhet të luftojnë një kombinim të pengesave ekonomike e sociale.

Me ndoshta tre makina të besueshme mamogramash në tërë vendin, rrushfetet e vonesat e shfrenuara në sektorin shëndetësor publik dhe kujdesin mjekësor privat tepër të shtrenjtë për shtetasit e mesëm të Kosovës, pacientet femra priren ta zbulojnë kancerin e tyre vonë, kur trajtimi është më i vështirë dhe me më pak gjasa për të shpëtuar. Përveç kësaj, disa paciente i trëmben kirurgjisë ose janë tepër të drojtura për të pranuar se kanë kancer të gjirit.

Mjeku kosovar Avdyl Krasniqi beson se gjendja e kancerit të gjirit është "ndoshta" më keq se në BE, ku sëmundja është shkaku i dytë kryesues i vdekshmërisë së grave dhe prek një në çdo dhjetë gra. Vendit i mungon një regjistër kanceri për të dhënë statistikore për krahasim.

Në këtë artikull kontribuoi Blerta Foniqi-Kabashi.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment