15/10/2008
Forcat e armatosura të BiH do të ndërpresin vendosjen e tyre në Irak këtë vit por ato po përgatisin oficerë shtabi për detyra individuale në operacionin e NATO-s në Afganistan.
Nga Antonio Prlenda për Southeast European Times në Sarajevë – 15/10/08
![]() Teknikët e çaktivizimit të pasijeve shpërthyese punojnë në një nga vendet e mëparshme të municionit në Irakun jugor. [Antonio Prlenda] |
Tre vjet e gjysmë pas vendosjes së parë në Operacionin Liria e Irakut, forcat e armatosura të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) po përfundojnë misionin e tyre atje.
Sipas ministrisë së mbrojtjes së BiH, forcat e koalicionit në Irak kohët e fundit llogaritën se pjesëmarrja e BiH në operacion nuk është më e domosdoshme. Koalicioni vendosi se vetëm trupat e SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, me katër forca të mëdha aleate, do të qëndrojnë në Irak pas 1 dhjetorit.
"Qeveria e Irakut është tani në gjendje të ofrojë sigurinë që jepej nga forcat e armatosura të BiH," tha ambasada e SHBA. "Është e rëndësishme të nënvizohet se BiH bëri një kontribut kuptimplotë ndaj përpjekjeve të koalicionit në Irak."
Kontigjenti ushtarak i BiH në Irak përbëhet nga dy toga: toga e rradhës e çaktivizimit të paisjeve shpërthyese (EOD) në bazën Eko pranë Al-Divaniah dhe ndrresa e parë e togës së këmbësorisë në kampin Fitorja pranë Bagdadit. Secila nga njësitë ka afërsisht 35 ushtarë profesionistë që qenë vullnetarë për ndrresën gjashtë-mujore në Irak.
Asnjë nga trupat nuk vdiq gjatë vendosjes. Shefi i ngarkuar i shefave të bashkuar të shtabeve të BiH, gjenerali Miladin Milojçiç, tha se të dhënat tregojnë trainimin me kualifikim të lartë dhe përgatitjen e kujdesëshme për çdo ndrresë.
"Ne jemi krenarë për të gjitha përgëzimet që morëm nga partnerët tanë të koalicionit rreth ushtarëve tanë në Irak," tha Milojçiç.
Që nga mesi i 2005, teknikët nga BiH të EOD kanë shërbyer në kampin Takadum në Falluxha, bazën Tallil pranë Nasirjah dhe bazën Eko në Al-Divaniah. Misioni i tyre ishte të identifikonin, çaktivizonin e shkatërronin paisjet e pashpërthyera konvencionale (UXO), duke reduktuar kështu aftësinë e keqbërësve për të bërë paisje shpërthyese të imporvizuara. Toga e këmbësorisë arriti në gusht të këtij viti në kampin Fitorja, të cilin ruan. Misioni i saj është vendosja e parë e këmbësorisë luftarake për forcat e armatosura të BiH në një operacion ushtarak ndërkombëtar.
Të dy togat do të përfundojnë zhvendosjen e tyre jo më von se 15 dhjetori. Kjo do t'i japë fund vendosjes së BiH në Irak duke lënë misionin vëzhgues në Kongo si të vetmin operacion ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë aktualisht forcat e armatosura të BiH.
Megjithatë, deri në dhjetë oficerë shtabi, në pritje të miratimit parlamentar, do të fillojnë së shpejti trainimin e specializuar për vendosjen me Forcat Ndërkombëtare të Ndihmës së Sigurisë (ISAF) të NATO-s në Afganistan.
"Në këtë stad, ne na është kërkuar të dërgojmë vetëm oficerë individualë shtabi. Por heqja e UXO dhe detyrat e rojes mbeten aftësitë tona të fshehta që ne jemi gati t'i kryejmë, duke hapur udhën për anëtarësimin në NATO," tha Milojçiç.
"SHBA është e kënaqur që BiH mund të jetë një ofrues i sigurisë në vend të jetë konsumues i sigurisë,' përfundonte ambasada e SHBA.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes