08/10/2008
Nën pankartat që shpallnin "Ne të gjithë të duam, Tose", më tepër se 50,000 tifozë të Tose Proeskit të vdekur u mblodhën në stadiumin e qytetit në Shkup për një koncert në nderim të këngëtarit të tyre të dashur.
Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup – 08/10/08
![]() Mijra tifozë u mblodhën të nderojnë këngëtarin e vdekur Tose Proeski. [Tomislav Georgiev] |
5 tetori nuk ishte një datë kotmëkoti për koncertin e bamirësisë në nderim të Tose Proeskit të ndjerë. Një vit më parë, në këtë datë, ai dha atë që doli të ishte koncerti i tij i fundit; 11 ditë më pas ai vdiq në një aksident makine që tronditi Ballkanin. Të gjitha të ardhurat nga koncerti i së dielës shkuan për qëllime humanitare, në nderim të angazhimit të vetë Proeskit për bamirësitë. Veprimtaria u sponsorizua nga ministria e kulturës dhe Fondacioni Ndërkombëtar Tose Proeski.
Ishte koncerti më i ndjekur mbajtur ndonjëherë në Maqedoni, që tërhoqi më tepër se 50,000 tifozë lokalë e të huaj. Më shumë se 20 muzikantë, miq të Proeskit, dhanë shfaqje, duke përfshirë Kaliopi, Simon Trpçevski, Naum Petreski, Aki Rahimovski, Sintezis dhe shumë të tjerë. Fondacioni i Proeskit i dha statueta për punë të mirë kryeministrit Nikol Gruevski dhe gjithë artistëve në koncert. Andi Rajt, një producent britanik që bashkëpunoi me Proeskin e quajti atë një "këngëtar të jashtzakonshëm".
Shikuesit, ende të goditur nga dhimbja pas një viti zie, qanin e këndonin bashkë me artistët në skenë. Për ata që nuk qenë në gjendje ta ndjekin, stacionet e TV e transmetuan atë në të gjitha vendet ish jugosllave, Qipro, Bullgari dhe të gjitha vendet që i takojnë Bashkimit Evropian të Transmetimit. Ky ishte transmetimi më i shikuar për Sitel YV të Maqedonisë, këtë vit.
Lidhjet e TV mundësuan tifozët në studiot në Bosnje dhe Herzegovinë, Kroaci, Malin e Zi, Serbi, Bullgari dhe Slloveni, t'u shprehin keqardhjet e tyre shikuesve të koncertit në Shkup.
Organizatorët e koncertit qenë në gjendje të përmbushin tre aspirata të Proeskit. E para, të mbushej i gjithë stadiumi. E dyta, të bënte të njohur Maqedoninë me albumin e tij në anglisht mbi të cilin po punonte në kohën që vdiq. E treta ishte të jepte shfaqje me nipin e tij, të cilin e bëri me një duet video transmetuar për herë të parë në fund të koncertit.
Adhurimi i turmës për Proeskin demonstroi se si ai mund të ketë kryer atë që u ka bërë bisht shumë shtetarëve dhe politikanëve, të bashkojë popujt e ndryshëm të ish Jugosllavisë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes