02/10/2008
Zgjedhjet lokale të së dielës në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) do të shfaqin më tepër se 29,000 kandidatë nga 72 parti politike.
Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 02/10/08
![]() Më tepër se 3 milion shtetas mund të votojnë në zgjedhjet lokale të së dielës (5 tetor). [Dosje] |
Më tepër se 3 milion shtetas janë të përshtatshëm për të votuar në zgjedhjet lokale të së dielës (5 tetor) në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). Deri në 29,043 kandidatë dhe 72 parti po konkurojnë për më shumë se 3,000 poste, duke përfshirë 140 gara për kryetarë bashkish.
Më tepër se 35% e kandidatëve janë gra dhe 24% janë më të rinj se 30 vjeç.
Për herë të parë, Srebrenica, vendi i genocidit në 1995, do të ketë rregullat e veta të votimit. Komisioni Qendror Zgjedhor (CEC) vendosi se të gjithë ata që kanë jetuar atje në 1991, duke përfshirë ata që kanë ikur, mund të votojnë ende atje.
Përfaqësuesit e Këshillit të Evropës dhe të organizatave të tjera do të mbikqyrin votimin. Vëzhguesit thonë se opinioni i përzjerë i zgjedhjeve pasqyron ndarjet aktuale etnike dhe administrative. Optimizmi i përgjithsëm mund të luajë një rol, nga që votuesit mund t'i marrin konsiderimin e BE për t'i dhënë fund misionit të EUFOR dhe nënshkrimit nga BiH në qershor e një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi, si shenja pozitive për të ardhmen.
Një nga partitë më të mëdha që do të garojë në mbarë vendin është Partia Social Demokratike (SDP). Ajo ka kandidatë në 109 nga komunat e vendit, 73 në Federatën e BiH (FBiH) dhe 36 në Republika Srpska (RS). Partia kremton karakterin multietnik të listave të saj në Banja Luka, Mostar, Sarajevë dhe Tuzla, katër qytetet më të mëdhej të BiH. Platforma e saj e fushatës mbron interesat e njerëzve si shtetas individualë dhe jo si anëtarë të grupeve etnike.
Partia e Veprimit Demokratik (SDABiH), një parti e madhe boshnjake muslimane, ka 66 kandidatë bashkie. Kreu i partisë Sulejman Tihiç tha se SDABiH është e vendosur ta bëjë BiH një shtet për të gjithë popujt.
Partia për BiH (SBiH) do të konkurojë në 110 bashki në të dy njësitë e BiH. Kreu i partisë Haris Silajxhiç tha se partia e tij pret "rezultate të mira në zgjedhjet e tetorit".
Megjithatë, disa analistë mediash thonë se partisë i mungon infrastruktura për një dukje të fortë lokalisht.
Një tjetër parti e shumicës boshnjake mund të bëhet një konkurent i rëndësishëm, Partia Patriotike Boshnjake (PBS) e kryesuar nga Sefer Haliloviç i cili komandoi ushtrinë e BiH në konfliktin e viteve 1990.
Sa për partitë kroate boshnjake, pretenduesi kryesor është Bashkimi Demokratik Kroat 1990 (HDZ 1990) kryesuar nga Bozo Ljubiç. Ajo ka 25 kandidatë për kryetarë bashkish dhe 700 për këshilltarë bashkiakë.
Një tjetër parti e madhe kroate boshnjake është Bashkimi Demokratik Kroat për BiH, kryesuar nga Dragan Çoviç.
Situata politike e RS është shumë më e qartë se ajo e FBiH. Deri tani, partia më e fortë është Aleanca qeverisëse për Social Demokratët e Pavarur (SNSD) kryesuar nga kryeministri Milorad Dodik.
Shumë prapa saj është Partia Demokratike Serbe (SDS) e opozitës, kryesuar nga Mladen Bosiç. Kjo parti drejtohej nga Radovan Karaxhiç gjatë konfliktit të BiH.
Analistët thonë se megjoithse SNSD do ta fitojë lehtësisht RS, SDS ka disa perspektiva në lindjen më pak të begatë të RS të cilën siç thuhet, SNSD qeverisëse e ka neglizhuar.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes