23/09/2008
Shteti i ri i Kosovës po punon shumë për të treguar se ka vënë në jetë mekanizmat për të mbojtur dhe nxitur interesat e serbëve dhe të pakicave të tjera.
Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Prishtinë – 23/09/08
![]() Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu do të kryesojë këshillin e pakicave. [AFP] |
Javën e shkuar, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dekretoi ngritjen e Këshillit Konsultativ për Komunitetet. Dekreti është i bazuar në kushtetutën dhe lidhet me artikujt lidhur me mbrojtjen e zhvillimin e të drejtave të pakicave.
Këshilli do të operojë në kuadrin e Zyrës së Presidentit të Kosovës dhe do të kryesohet nga Sejdiu.
Përfaqësuesit e komunitetit që përbëjnë këshillin do të zgjidhen nga vetë komunitetet, i tha Southeast European Times zëdhënësi presidencial Xhavit Beqiri. Numri i përfaqësuesve nga secili komunitet do të varet nga popullsia e komunitetit që ata përfaqësojnë.
Si rezultat, serbët do të kenë më shumë përfaqësues në këshill, pasuar nga turqit, boshnjakët dhe pakicat e tjera. Përfaqësuesit e të gjithë komuniteteve të pakicës, përfshirë serbët, kanë marrë pjesë në tre takime konsultative dhe kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të qenë pjesë e këshillit, tha Beqiri.
"Ne besojmë shumë se puna e mirë e këtij këshilli do të ketë një ndikim jo vetëm në zbutjen e marrëdhënieve ndëretnike por gjithashtu në përmirësimin e mirëqënies së të gjithë shtetasve të Kosovës," tha ai.
Propozimi për të ngritur një këshill të tillë ishte pjesë e projektit të hedhur nga Marti Ahtisaari, ish i dërguari i OKB-së për bisedimet mbi statusin e Kosovës.
Këshilli nuk do të ketë fuqi ekzekutive apo vendim-marrëse, tha juristi i Zyrës së Presidentit Xhafer Tahiri. "Ai mund të bëjë sugjerime që do të dërgohen në ministrinë për kthimet dhe komunitetet, në qeveri apo parlament, nëpërmjet Zyrës së Presidentit," spjegoi ai.
Presidenti, sipas kushtetutës, mund të dekretojë një ligj brenda tetë ditësh ose ta kthejë atë në organet ekzekutive po qe se ligji bie ndesh me interesat e publikut apo rrezikon funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Kosova po përpiqet të tregojë se ka vënë në jetë mekanizmat për të mbrojtur e zhvilluar interesat e pakicave, veçanërisht, të serbëve. Shumica e serbëve, megjithatë, nuk e kanë njohur shtetin e ri dhe vazhdojnë të kundërshtojnë autoritetin e Prishtinës në zonat ku ata përbëjnë shumicën e popullsisë.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes