Arkeologët gjejnë objekte mesjetare në malin Vishocica, denigrojnë kërkuesin e piramidës

18/09/2008

Ndërsa nuk gjetën prova të piramidës, një ekip gërmimi këtë verë gjeti shumë objekte mesjetare.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 18/09/08

photo

Arkeologu dhe zbuluesi entuziast boshnjak Semir Osmanagiç tregon fragmentet e gurëve të zbuluar në malin Vishocicë, në BiH. Osmanagiç, një pronar biznesi në Shtetet e Bashkuara ka harxhuar dhjetra mijra euro duke kërkuar piramidat e para të Evropës. [Getty Images]

Gërmimet e verës në malin Vishocica të Bosnje dhe Herzegovinës dhanë rezultate por jo të atij lloji që kërkonte sipërmarrësi i kthyer në arkeolog amator. Semir Osmanagiç, një biznesmen i SHBA me origjinë nga BiH, ka investuar shuma të mëdha parash të tijat në një kërkim personal për të zbuluar ato që ai thotë se janë piramidat e para të Evropës.

Pretendimet e tij nuk janë vërtetuar ende. Në vend të kësaj, një ekip arkeologësh tha gjatë verës se ka zbuluar objekte të rëndësishme nga një periudhë më e vonë. Ato përfshijnë tetë pjesë të skalitjeve arkitektonike gotike dhe pjesë të shishkave të vogla prej qelqi të datuara në shekujt e 14 dhe 15, importuar nga Venecja dhe principatat e Gjermanisë së sotme, si dhe pjesë të shumta qeramike. Ata kanë gjetur gjithashtu 20 objekte argjendi që datohen të shekullit të 15-të.

"Kjo demonstron se sa shumë vëmendje i qe kushtuar qytetit ku banonin kohë pas kohe mbretërit mesjetarë boshnjakë," i tha medias kryesuesja e ekipit Lidija Fekeza. "Sapo të heqim...bimësinë nga maja e malit Vishocica, do të shohim përfundimisht se si do të duket ky lokalitet mesjetar boshnjak,' shtoi ajo.

Jo gjithkush e mirëpret zbulimin. Në 7 gusht, vandalët e dyshuar për kundërshtim politik ndaj studimit të shtetit mesjetar boshnjak, hodhën një rrasë guri në një pus të fortesës së lashtë. Referencat për qytetin mesjetar Visoki, në majën e malit Vishocica, u shfaqën në shkrime për herë të parë në 1355; megjithatë arkeologët besojnë se ndërtimi i tij shkon prapa deri në shekullin e 12-të. Ata e konsiderojnë këtë, së bashku me qytetin e lashtë Bobovac në Bosnjen qendrore, një nga gjetjet më të rëndësishme historike në BiH.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sipas arkeologëve, Visoki luajti një rol të rëndësishëm në shtetin mesjetar boshnjak. Zyrtarët hartuan disa dokumenta piketa në këtë qytet-fortesë, shumica që i takojnë marrëveshjeve tregtare të shtetit të lashtë boshnjak me Republikën e Dubrovnikut që ekzistonte atë kohë.

Studjuesit e BiH kanë kërkuar që qeveria të anullojë lejet për gërmimet në malin Vishocica lëshuar Osmanagiç, arkeologut të vetëshpallur.

Në një deklaratë kolektive, arkeologët rrënuan këmbënguljen e tij se piramidat qenë ndërtuar në atë vend. "Kjo komedi nuk mbështetet nga shkenca zyrtare dhe ekspertët, arkeologët apo historianët...Gjithsekush me një edukim minimal të arsyeshëm e di se çfar moshe, zone dhe qytetërimi i përkasin të tilla konstruksione," thoshte ajo.

Midis të nënshkruarve është profesori i arkeologjisë i Universitetit të Sarajevës, Enver Imamoviç i cili bëri thirrje për më tepër fonde për t'u harxhuar për kërkimin e ligjshëm. "Bosnje dhe Herzegovina sot, ndonse ka një traditë 120 vjeçare arkeologjike, nuk ka investuar një cent të vetëm në vendet [mesjetare] ende të pazbuluara," tha ai.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes