17/09/2008
Një fitore e thellë ndaj Estonisë ka frymëzuar mbështetje shumëetnike për ekipin dhe trainerin e futbollit të BiH.
Nga Ivo Shçepanoviç për Southeast European Times -- 17/09/08
![]() Miroslav "Ciro" Blazheviç. [Getty Images] |
Pjesëmarrësit në dhomat e bisedave kanë nisur ta quajnë atë Tito. Miroslav "Ciro" Blazheviç, traineri i ekipit të futbollit të Bosnje dhe Herzegovinës (BiH) ndodshta nuk ka asgjë të përbashkët politikisht me udhëheqësin e vdekur komunist, por ata thonë se askush nuk krahasohet me Titon dhe Ciron në bashkimin e tre grupeve të mëdha etnike të BiH.
Fitorja e 10 shtatorit e kualifikuesve të Kupës së 10-të Botërore ndaj Estonisë, 7-0 në qytetin qendror të Zenicës do të thoshte që traineri kroat realizoi ëndrrën e tij për zgjimin e unitetit kombëtar.
"Unë dua unitet. Pa [të] nuk mund të arrijmë rezultatet që duam," tha ai gjatë verës kur media lokale, shumë tifozë të futbollit dhe lojtarë të ndryshëm boshnjakë e trainerë qenë kundër vënies të tij në krye të ekipit kombëtar të futbollit të BiH.
Ciro, që udhëhoqi Kroacinë në një finish me medaljen e bronxit në Kupën Botërore të 1998, provoi një pritje të ftohtë në disa pjesë të BiH në fillim.
"Unë kam lindur në Travnik, Bosnje dhe Herzegovinë. E njoh mentalitetin dhe ne mund të jemi të fortë vetëm po të jemi të bashkuar," vazhdonte të thoshte "traineri i trainerëve" siç i thonë atij.
"Është e habitëshme. Me vetëm një ndeshje, ai bëri që gjithkush të nisë të interesohet për ekipin kombëtar të Bosnje dhe Herzegovinës," tha Marijan Ivankoviç, një tifoz futbolli kroat etnik nga Herzegovina.
Në të kaluarën. kroatët boshnjakë ndiqnin ekipin e suksesshëm të Kroacisë, ndërsa serbët etnikë preferonin skudrën e Serbisë fqinjë. E përditëshmja serbe boshnjake Nezavisne Novine pranonte se triumfi i ekipit të BiH mbi Estoninë ishte "një udhëkryq për futbollin në Bosnje dhe Herzegovinë".
"Unë nuk do të ftoj boshnjakët muslimanë, serbët apo kroatët në ekip. Unë do të ftoj lojtarë të mirë dhe nuk do çaj kokë se nga vinë ata...Dhe e di që njerëzit e zakonshëm do të më përkrahin," thoshte përherë Blazheviç pasi u bë trainer.
Një shfaqje TV e e pyeti atë në se do t'ja dilte të shtynte kreun e Republika Srpska, Milorad Dodik të mbështeste ekipin kombëtar të BiH.
"Unë e admiroj atë si një udhëheqës politik," u përgjegj Ciro duke u përpjekur qartazi për një tjetër inkursion drejt qëllimit të tij të "arritjes së unitetit" për skuadrën e BiH.
Ciro ka një dhunti për mbledhjen e njerëzve në anën e tij: shumë pakë e bënë atë fajtor për humbjen 1-0 të BiH në kualifikueset për kupën e botës ndaj kampiones Euro 2008, Spanjës, në krye të shtatorit. Ovacioni mbështetës që përshëndeti shkatërrimin 7-0 të Estonisë i dha atij një aureolë të blinduar në BiH.
"Popujt e Bosnje dhe Herzegovinës kanë vuajtur shumë; ata duan pakë gëzim," përfundoi Ciro duke i dhënë vetes pak më tepër se një qetësim të vogël për të përgatitur ekipin e tij shumëetnik për sfidën tjetër, në Turqi në 11 tetor.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes