10/09/2008
Maqedonia po ofron koncensione për të ndërtuar shtatë segmente udhësh me pagesë, kryesisht drejt vendeve fqinjë.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times in Skopje – 10/09/08
![]() Kontraktorët duan të ndërtojnë 560 km rrugë në Maqedoni. [Dosje] |
Dyzetetetë kompani dhe konsorciume kanë shprehur interes në një ofertë parakualifikuase për koncensionet për shtatë rrugë me pagesë në Maqedoni. Ministria e transportit dhe komunikacioneve thotë se kompanitë në Evropë, Kinë, Indi dhe Amerika e Veriut kanë dërguar letrat piksynuese deri në afatin e 15 gushtit.
Ministria do të njoftojë një ofertë për projektin, ndërtimin dhe financimin e rrugëve me pagesë që do të përmirësojnë lidhjet kryesisht me vendet fqinjë. Përfshihen rrugët e mëposhtme, gjithsejt 560 km: nga Romanovce në Deve Dair drejt Bullgarisë (70 km); nga anashkalimi i udhëshpejtës së Shkupit në kalimin kufitar të Bllacës drejt Kosovës (13 km); nga Gostivari në aeroportin ndërkombëtar të Ohrit (93 km); nga Bitola në kufirin me Shqipërinë (8 km); nga Mexhitlija në kufirin me Greqinë deri në Velezh (130 km); nga Velezhi në kufirin me Bullgarinë (120 km) dhe nga Shtip në Miladinovci, jashtë Shkupit (49 km).
Ministria planifikon të zgjedhë kur rrugët do të vihen nën koncesionin e menazhimit të kompanive në fazën e dytë të procedurës së tenderit. Mbajtësit e koncesionit do të kenë gjithashtu një afat përfundimtar për të kompletuar investimet.
Ministria thotë se investitorët potencialë duhet të bëjnë një master-projekt me analizën e ndikimeve në mjedis dhe strukturën e fondeve të projektit. Ofruesit e suksesshëm të koncensionit do të duhet të mbajnë seksionet e tyre respektive.
Qëllimi i qeverisë, sipas ministrisë, është të përmirësojë infrastrukturën për transportin tokësor si pjesë e ndjekjes prej saj të anëtarësimit në BE.
Ekspertët po përshëndesin tenderin si një masë në kohë dhe një shans për të zhvilluar rrjetin e transportit dhe ushtrimin e një ndikimi të dytë të dobishëm mbi ekonominë. Transporti i ngadalshëm i mallrave në tregjet evropiane në rrugët ekzistuese të Maqedonisë ka shkurajuar deri tani investimet e huaja të drejtpërdrejta. Projekti do të rritë gjithashtu dëshirën dhe vlerën për pronat ndanë udhe.
Ekspertët thonë se Shkupi mund të nxitë zhvillimin e infrastrukturës sekondare të tillë si motelet, parkingjet, pikat e karburantit, mundësinë ndaj vendeve historike etj., përgjatë rrugëve.
Megjithatë, ka ende shqetësime rreth mundësive të projektit, siç u shpreh nga ish ministri i transportit dhe komunikacioneve Ljupço Balkovski. Ai thotë se koncensionet do të qenë fitimprurëse dhe tërheqëse në qoftë se Maqedonia sinkronizonte ndërtimin e udhëshpejtave me Bullgarinë dhe Shqipërinë, fqinjët e saj në korridorin lindje-perëndim.
Përndryshe, një mungesë trafiku do t'i detyronte investitorët e huaj të operonin rrugët dhe të ngarkonin pagesat për dekada për të rimbledhur investimet e tyre. Mbajtësit e koncensioneve mund të shtyheshin të vinin pagesa të larta gjatë një periudhe të shkurtër duke rënduar motoristët në një vend ku GDP vjetore për frymë ishte vetëm 5,760 euro në 2007. "Shteti duhet të mendojërreth rrugëve alternative për bizneset dhe individët që nuk duan apo nuk mund të paguajnë për të përdorur udhëshpejtat," tha Balkovski.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes