Parlamenti serb ratifikon SAA dhe marrëveshjen e gazit rus

10/09/2008

Ligjebërësit ratifikuan marrëveshjet vendimtare me BE dhe Rusinë por autoritetet serbe kanë ende punë të madhe përpara tyre.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 10/09/08

photo

Sipas një marrëveshje energjie, Gazprom e Rusisë do të blejë NIS të Serbisë. [Dosje]

Parlamenti i Serbisë ratifikoi dy dokumente me rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit të martën (9 shtator). Njëri është marrëveshja e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE dhe tjetri një marrëveshje energjie me Rusinë, sipas së cilës Gazprom do të blejë monopolin e naftës NIS të Serbisë.

Edhe me veprimin nga ligjebërësit, megjithatë, qeverisë do t'i duhet të bëjë një shtytje të madhe që marrëveshjet të bëhen efektive.

BE dhe Serbia nënshkruan SAA në 29 prill por blloku 27 anëtarësh pezulloi menjëherë marrëveshjen në pritje të bashkëpunimit të plotë të Beogradit me gjykatën e krimeve të luftës të Hagës. Pas arrestimit të Radovan Karaxhiçit, Komisioni Evropian po kërkon të futë në veprim një marrëveshje të përkohëshme tregtie duke filluar nga 15 shtatori. Marrëveshja e tregtisë do të zbatonte pjesën ekonomike të SAA.

Perspektivat mbeten të paqarta megjithatë. Një anëtar i BE, Hollanda, këmbëngul që asnjë marrëveshje me Serbinë nuk duhet të hyjë në veprim po qe se Beogradi nuk dorëzon një tjetër të paditur për krime lufte, Ratko Mlladiç, në Hagë. Autoritetet serbe shpresojnë se një raport pozitiv nga kryeprokurori i gjykatës Serge Bramertz mund ta bënte Hollandën të zbuste qëndrimin e vet. Bramertz është në Beograd këtë javë për të vlerësuar gjendjen.

Krerët serbë kanë përshëndetur ratifikimin e SAA si një "moment historik" që hap udhën për vendin që të bëhet një kandidat zyrtar për anëtarësimin në BE. Nënkryeministri Bozhidar Gjeliç shpreson se Serbia mund të fitonte të tillë status më së shumti në 2009, duke e bërë atë të përzgjedhur për vlerën e disa miliard euro ndihmë përcaktuar për të shpejtuar procesin e reformës.

E keqja është se një konsensus poltik në Serbi mbetet dredhues. Koalicioni i opozitës kryesuar nga ish kryeministri Vojislav Koshtunica votoi kundër ratifikimit, duke argumentuar se Serbia nuk mund të bashkohet me BE po qe se anëtarët e bllokut nuk respektojnë sovranitetin serb mbi Kosovën. Partia Radikale Serbe (SRS) ndërkaq, ishte gati të mbështeste SAA por ndryshoi qëndrim pas një ndërhyrjeje në minutën e fundit nga kreu i partisë Vojislav Sheshelj.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Sheshelj, një i paditur për krime lufte, është në njësinë e paraburgimit të gjykatës së Hagës. Konflikti ka kohë që vjen vërdallë midis tij dhe nënkryetarit të partisë, katër herë kandidatit presidencial Tomislav Nikoliç, i cili është përpjekur ta reformojë e modernizojë SRS. Tensionet u ngritën pasi Nikoliç miratoi mbështetjen e ratifikimit ndërsa Sheshlj i burgosur e përmbysi vendimin. SRS është tani e ndarë, me Nikoliç që merr me vete një numër anëtarësh të partisë për të ngritur një formacion të ri politik.

Në përfundim, 140 nga 250 deputetët votuan për ratifikimin e SAA. Në ndryshim, marrëveshja e energjisë me Rusinë kaloi më butë, me 241 ligjebërës në favor por historia nuk përfundon këtu. Kundërshtimi ka shpërthyer brenda qeverisë serbe rreth marrëveshjes. Ministri i ekonomisë Mllagjan Dinkiç thotë se çmimi i ofruar nga Moska, 400 milion euro është shumë i ulët. Vlera reale e kompanisë është 2.2 miliard euro, këmbëngul ai.

Dinkiç kryeson një grup pune që do të negociojë çmimin me rusët, që kanë kundërshtuar çdo mendim për rritjen e ofertës së tyre.

Të tjerë anëtarë kabineti, ndërkaq, mendojnë se çmimi nuk është aq i rëndësishëm. Ata tregojnë se marrëveshja e bën Serbinë pjesë të projektit të tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut, që premton jo vetëm stabilitet të energjisë për vendin por gjithashtu të ardhura të mëdha nga tranziti i gazit natyror në Evropë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment