Përparimi i BE i Maqedonisë u zvarrit lidhur me mosmarrëveshjen për emrin dhe humbi piketat

08/09/2008

Nënkryeministri maqedonas Ivica Boçevski (majtas) dhe komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn, flasin me gazetarët pas takimit të tyre të enjten (4 shtator). [KE]

(Reuters, MIA, Makfax - 05/09/08; AFP, DPA, MIA, Makfax, B92 - 04/09/08)

photo

Nënkryeministri maqedonas Ivica Boçevski (majtas) dhe komisioneri i zgjerimit të BE Olli Rehn, flasin me gazetarët pas takimit të tyre të enjten (4 shtator). ëKEç

Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski tha të dielën (7 shtator) se vendi i tij nuk pret të marrë një datë për nisjen e bisedimeve të pranimit në BE deri sa çështja e emrit me Greqinë të zgjidhet.

"Ndonse ne kemi përmbushur kushtet e kërkuara nga Brukseli, nuk mund të shpresojmë për një datë këtë vit," u tha Gruevski gazetarëve në Shkup. Ai shtoi se, po të mos qe për ngecjen, BE do të kishte qenë gati që në qershor për të vendosur një datë. "Kjo nuk ndodhi vetëm për shkak të mosmarrëveshjes me Greqinë. Sipas asaj që kemi dëgjuar nga zyrtarët sllovenë, arsyeja kryesore është marrëdhëniet me Greqinë dhe kundërshtimi i saj ndaj kandidaturës sonë," tha ai.

Në Athinë, ndërkohë, kryeministri grek Kostas Karamanlis tha se nuk beson se mosmarrëveshja e emrit do të zgjidhet shpejt dhe ai kërcënoi përsëri se Greqia do të bllokonte rrugën e fqinjit të vet në qoftë se çështja nuk zgjidhej.

"Veprimet e Shkupit nuk më bëjnë mua optimist se një zgjidhje është e mundëshme për tani," u tha Karamanlis gazetarëve në Selanik. Ai tha se Athina mbështet perspektivat evropiane të vendeve të Evropës Juglindore, duke përfshirë Maqedoninë, por paralajmëroi se "Shkupi nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me BE po të mos ndryshojë sjelljen e vet."

Maqedonia u njoh në dhjetor 2005 si një kandidate zyrtare e BE por procesi është zvarritur që atëhere. Javën e shkuar, dy anëtarë të lartë të qeverisë shkuan në Bruksel për të bindur zyrtarët atje se vendi i tyre është gati të për ndërmarrë hapin tjetër të madh.

Atyre ju tha megjithatë se vendi nuk po bën përparim të mjaftueshëm në disa nga tetë piketat e vëna nga Brukseli.

"Përpjekje të mëtejshme thelbësore janë ende të nevojshme për të shënuar të gjitha kutizat," u tha gazetarëve komisioneri i zgjerimit Olli Rehn pas bisedimeve me nënkryeministrin Ivica Boçevski dhe ministrin e jashtëm Antonio Miloshoski të enjten. "Këto janë kushte thelbësore në krijimin e një shoqërie të vërtetë evropiane."

Piketat mbulojnë fusha të tilla si zbatimi i ligjeve të policisë, legjislacioni anti-korrupsion, reforma gjyqësore dhe e administratës publike, zbatimi i politikave dhe përmirësimi i klimës së biznesit.

Duke përmendur zgjedhjet e lira e të rregullta si "piketën e nëntë", Rehn vuri në dukje parregullsi "në çdo zgjedhje" qëkur ai mori postin e tij katër vjet më parë, duke përfshirë zgjedhjet e fundit në qershor.

Unë i kam kërkuar qeverisë të marrë në dorë e të sigurojë funksionimin siç duhet të institucioneve demokratike dhe të zgjerojë dialogun politik," tha ai.

KE do të vlerësojë përparimin e Maqedonisë në këto fusha përparësore në raportin e vet të rregullt në nëntor.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjithashtu të enjten, Boçevski dhe Miloshoski u takuan me nënpresidentin e KE Zhak Barrot, me axhendën që kryesohej nga procesi i liberalizimit të vizave. Një regjim pa viza do të ketë gjasa të futet për shtetasit maqedonë që udhëtojnë në BE dikur nga viti tjetër, tha Barrot, i cili shërben gjithashtu si komisioner i BE për drejtësinë, lirinë dhe çështjet e sigurisë.

Të premten, Boçevski paralajmëroi për rreziqet potenciale që vendi i tij mund të ndeshë në qoftë se përpjekjet e tij për anëtarësimin në BE dhe NATO vazhdojnë të bllokohen, veçanërisht pas ndërhyrjes së Rusisë në Gjeorgji, që mund të inkurajojë "focat marxhinale" në Maqedoni.

Sipas një raporti të Reuters, ai i tha një seminari në Bruksel se qenë dy skenare të mundëshme për Ballkanin Perëndimor pas krizës në Kaukaz: një përhapje e idesë pro-evropiane apo një përhapje e pasigurisë.

"Ne na duhet hapja e negociatave, duam ta shohim këtë proces të filluar dhe duam ta shoohim atë të lëvizë ," theksoi Boçevski. "Në qoftë se perspektivat e BE dhe NATO-s zgjaten, mund të kontribuojë cinizmi."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Voto

Loading

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

Cilin rrjet social interneti përdornin më shumë ?

Facebook
Poznanici
Hi5
Ibox
Të tjera



shih rezultatet Shto koment (16)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes