08/09/2008
Tomislav Nikoliç, udhëheqësi i ngarkuar i partisë ultra-nacionaliste Radikale të Serbisë, lë postin e tij pas mosmarrëveshjeve brenda partisë mbi të ardhmen e vendit në BE.
(FT, AKI, Euobserver - 08/09/08; BBC, B92 - 07/09/08; AP, AFP, Reuters, DPA, Bloomberg, Beta, B92 - 06/09/08)
![]() Nënkryetari i SRS Tomislav Nikoliç paraqiti dorëheqjen e vet të premten (5 shtator). [Getty Images] |
Dorëheqja e Tomislav Nikoliç si nënkryetar i Partisë ultarnacionaliste Radikale Serbe (SRS) dhe kryetar i grupit të saj parlamentar do të dobësojë partinë serbe të opozitës, thanë analistët politikë të dielën (7 shtator).
Nikoliç dha dorëheqjen pas një sesioni të presidencës së SRS të premten në darkë, kur shumica e anëtarëve vendosi të mos mbështesë marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE.
Nënpresidenti i SRS Dragan Todoroviç konfirmoi të dielën se udhëheqësi i partisë Vojislav Sheshelj i cili është aktualisht në gjyq në gjykatën e OKB për krimet e luftës, në Hagë, mori pjesë në takim nëpërmjet telefonit. Megjithatë, ai mohoi raportet e medias se Sheshelj kishte urdhëruar udhëheqjen e partisë të kundërshtonte projekt-ligjin mbi ratifikimin e SAA.
Nikoliç tha të enjten se SRS, partia më e madhe në parlamentin 250 vendesh të Serbisë, do të mbështeste marrëveshjen e rëndësishme me BE, pas pranimit nga qeveria të propozimit të saj për amendimin e projekt-ligjit. Më pas gjatë ditës, Sheshelj urdhëroi që radikalët të votonin kundër SAA, spjegoi ai të shtunën.
"Unë kam dhënë dorëheqjen sepse donja të tregoja se unë mund të duroj gjithëshka por jo këtë," tha Nikoliç i cili ka drejtuar efektivisht SRS për më tepër se pesë vjet.
Kur Sheshelj u dorëzua në gjykatën e Hagës në shkurt 2003, partia kishte 300,000 votues, i tha analisti Slavisha Orloviç B92 me bazë në Beograd, të dielën, duke vënë në dukje se SRS ka fituar mbështetjen e "një tjetër milioni" votuesish qëkur e mori Nikoliç.
"Kjo vetëm konfirmon se modernizimi i partisë me Shesheljin në krye të saj është i pamundur," tha ai duke shtuar se nuk është e qartë në se Nikoliç do t'i kërkonte pasuesve të tij brenda grupit parlamentar të SRS të votonin për SAA apo të ndiqnin urdhërat e partisë. "Kjo do të varet nga vlerësimi i tij se në sa njerëz ai mund të mbështetet, po të vendosë të ndajë partinë apo të krijojë një të re."
Të tjerë pranuan se dorëheqja e Nikoliç do të ketë pasoja serioze për të ardhmen e SRS dhe se ajo do ta ketë të pamundur të rimarrë pozitat e saj.
"Kjo ndarje do ta dobësojë patjetër Partinë Radikale," tha analisti Dragan Bujosheviç. "Partia nuk do të arrijë kurrë rezultatet që pati me Tomislav Nikoliç."
Pozitat e radikalëve do të rrënoheshin edhe më tej në qoftë se anëtarë të tjerë vendosin të lënë rradhët e saj për t'u bashkuar me një formacion të ri, vunë në dukje të tjerë.
"Në qoftë se një fraksion i mençur i SRS kryesuar nga Nikoliç, lë partinë, ndikimi i radikalëve në skenën politike të Serbisë do të dobësohet në mënyrë të konsiderueshme," citoi të thoshte analistin Milan Nikoliç, agjensia italiane e lajmeve AKI.
Sipas raporteve të dielën, Nikoliç ka lënë vetëm postin e tij partiak por nuk ka dalë nga parlamenti.
Sipas një raporti të B92 të hënën, Todoroviç do të kryesojë tani grupin parlamentar të SRS. Partia nuk pritet të zgjedhë një udhëheqës të ri parlamentar deri në takimin tjetër të Administratës Qendrore të Atdheut, caktuar për t'u bërë në dy vjet.
"Deri atëhere, partia do të udhëhiqet nga Sheshelj, presidenca, Administrata Qendrore e Atdheut dhe bordet e partisë," u citua të thoshte zyrtari i SRS Milorad Mirçiç të hënën.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes