Nisin bisedimet e reja të paqes të Qipros

03/09/2008

Një takim midis krerëve të bashkësive greke qipriote e turke qipriote të mërkurën shënoi nisjen zyrtare të negociatave të reja që kanë për qëllim dhënien fund të ndarjes 34 vjeçare të Qipros.

(Reuters, AP, AFP, CNN, DPA, BBC, FT, Euobserver, Deutsche Welle, CNA - 03/09/08; AP, DPA, CNA, Famagusta Gazette - 02/09/08)

photo

"Ne duhet, pas një kohe të gjatë, t'i japim fund vuajtjes së popullit tonë dhe të bashkojmë vendin tonë," u tha gazetarëve para takimit presidenti qipriot Demetris Kristofias. [Getty Images]

Presidenti qipriot Demetris Kristofias dhe kreu turk qipriot Mehmet Ali Talat nisën një raund të ri bisedimesh të paqes të mërkurën (3 shtator) mes shpresave të mëdha që procesi do të shpjerë në dhënien fund të ndarjes etnike 34-vjeçare të ishullit mesdhetar.

"Ne duhet, pas një kohe të gjatë, t'i japim fund vuajtjes së popullit tonë dhe të bashkojmë vendin tonë," tha Kristofias ndërsa drejtohej për në takimin e mbajtur nga përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së në Qipro Taje-Bruk Zerihoun në zonën tampon të OKB-së që ndan Nikosinë. Bisedimet u ndoqën gjithashtu nga ish ministri i jashtëm australian Aleksander Douner, i cili ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i OKB-së për Qipron që nga korriku.

Ndihmësi kryesor i Talat u duk gjithashtu optimist rreth rezultatit përfundimtar.

"Kjo është një ditë historike, një ditë e bukur," citoi Reuters Ozdil Nami të thoshte. "Të dy krerët do të dërgojnë një mesazh shprese për popujt e tyre...për botën, se ata dëshërojnë të negociojnë."

Orvatja më e fundit për të zgjidhur çështjen përfundoi me dështim në prill 2004 kur votuesit grekë qipriotë kundërshtuan bindshëm një marrëveshje bashkimi të mbështetur nga OKB. Ndonse shumica e turqve qipriotë votoi në favor të propozimit, vetëm pjesa greke e ishullit e njohur ndërkombëtarisht u bashkua me BE në 1 maj të atij viti.

Shpresat për procesin e zvarritur të paqes u ngritën më parë këtë vit pasi Kristofias fitoi një balotazh presidencial, duke u zotuar të mos kursejë përpjekjet drejt dhënies fund të ndarjes së ishullit. Në bisedimet e tyre të para kokë më kokë në 21 mars, ai dhe Talat ranë dakord të nisin përgatitjet për negociatat e reja të drejtpërdrejta.

Sipas marrëveshjes, u ngritën gjashtë grupe pune dhe shtatë komitete teknike në prill për të përpunuar detajet e një marrëveshjeje ribashkimi përpara se të niseshin bisedimet tërësore të paqes të mbështetura nga OKB.

Pas disa takismesh për të vlerësuar përparimin e bërë nga panelet, rreth gjashtë javë më parë Kristofias dhe Talat vendosën 3 shtatorin si një datë nisjeje për negociatat e reja.

Në vërejtjtet e tij të hapjes të mërkurën, Kristofias theksoi se çfarëdo zgjidhje duhet të mbështetet në parimet që ai dhe Talat kanë riafirmuar gjatë takimeve të tyre të mëparshme.

"Ne duhet në mënyrë të vazhdueshme t'i bindemi bazës së përbashkët...një federatë bizonale, bikomunale me barazi politike, siç është përcaktuar nga rezolutat e duhura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me një sovranitet, shtetësi dhe personalitet ndërkombëtar të njëjtë," tha ai.

Një marrëveshje do të duhet të "miratohet nga populli në referendume të njëkohshme më vete, pa arbitrim apo afat kohor artificial, për të mbrojtur pronësinë qipriote të procesit dhe që përfundimi të jetë një zgjidhje qipriote nga qipriotët dhe për qipriotët," shtoi Kristofias.

Fokusi i takimit të së mërkurës është në çështjet proceduriale, me bisedimet thelbësore që fillojnë në 11 shtator. Një mori çështjesh të ribashkimit do të diskutohen gjatë negociatave, ku përfshihen qeverisja, çështjet e BE, ekonomia, shëndeti dhe mjedisi. Siguria, të drejtat e pronës dhe territorit priten të jenë midis çështjeve më të mprehta.

Një zgjidhje ndaj çështjes qipriote do të thoshte një fund për izolimin ndërkombëtar të turqve qipriotë, që llogariten për më pak se një e pesta e popullsisë së ishullit prej gati 800,000 vetësh.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Ndërsa nuk është vënë afat përfundimtar për negociatat, Talat ka shprehur shpresën se një marrëveshje mund të arrihet deri nga fundi i këtij viti.

Të dy krerët, të cilët priten të takohen së paku një herë në javë gjatë bisedimeve, kanë vendosur të ngrenë një linjë telefonike të drejtpërdrejtë të sigurtë kështu që mund të kenë kontakt të drejtpërdrejtë telefonik gjatë procesit.

Duke vlerësuar të dy palët për kapërcimin e vështirësive që dolën gjatë disa muajve të kaluar dhe për vendosmërinë e tyre drejt arritjes së një zgjidhjeje, Douner paralajmëroi për vështirësitë dhe problemet në muajt përpara.

"Problemi i Qipros nuk është i pakapërcyeshëm dhe negociatat që ju nisni sot mundet dhe duhet të kenë një përfundim të suksesshëm," tha ai në bisedimet e së mërkurës. "Ju e zotëroni këtë proces dhe si rezultat, udhëheqja juaj e vazhdueshme është një element kritik për ta bërë atë të suksheshëm."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment