Shkon në Irak kontigjenti i ri i ushtarëve të BiH

02/09/2008

Në mes të gushtit, një kontigjent i ri trupash nga Bosnje dhe Herzegovina u bashkua me misionin paqeruajtës Liria e Irakut. Shtetarët vlerësuan ata për ndihmën ndaj përpjekjes integruese të BiH për në NATO.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë – 02/09/08

photo

Ushtarët e Bosnje dhe Herzegovinës të drejtuar për në Irak përgatiten për fluturimin e tyre. [Getty Images]

Kohët e fundit, një kontigjent i ri ushtarësh nga forcat e armatosura të Bosnje dhe Herzegovinës (OSBiH) u drejtuan për në Irak për të ndërmarrë misionin më të rrezikshëm që trupat e BiH kanë patur deri tani. Gjatë gjashtë muajve të ardhëshme pjesëtarët e këmbësorisë së OSBiH do të sigurojnë pjesë të kompleksit Baza e Fitores (VBC) të forcave të koalicionit, pranë Bagdadit.

Nisja e tyre u bë në kazermat e Rajlovacit, jashtë Sarajevës në 14 gusht. Zëvendës ministri i mbrojtjes Igor Crnadak tha: "Trupat që shkojnë të sigurojnë bazën e koalicionit do të ndeshin më tepër sfida dhe një rrezik të ndryshëm nga shkatërrimi i paisjeve të pashpërthyera, në të cilat njësitet tona kanë marrë pjesë që nga 2005. Kjo [nuk është] video lojë, por unë besoj se trupat tona janë të mirëpërgatitura."

Dyzetenëntë këmbësorë të OSBiH do të ndihmojnë sigurimin e VBC. Ata vijnë nga të dy njësitë e BiH, Federata e BiH dhe Republika Srpska. Ky fakt provon suksesin e reformës së OSBiH që i ka dhënë vendit një shtytje lidhur me integrimin e ardhshëm në NATO. Kapiteni Dragan Maliç, komandanti i njësisë, thotë se të gjithë ushtarët janë në dijeni të rrezikut që do të ndeshin në Irak, duke shtuar se, "Ne jemi të gjithë profesionistë të stërvitur mirë."

Në udhëtimin e tyre në Irak ata do të shoqërohen nga një njësi që shkatërron paisjet e pashpërthyera, të përbërë nga 36 ushtarë. Kjo njësi kthehet për turin e saj të tetë në Irak, ndërsa komandanti i saj i tanishëm, kapiteni Nebojsha Jankoviç, shkon për turin e tij të dytë. Ai thotë se shumë nga vartësit e tij dolën vullnetarë për një tur të dytë në Irak.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Gjithashtu i pranishëm në ceremoni ishte kryetari i presidencës së BiH Haris Silajxhiç. Ai tha se pjesëmarrja nga trupat e BiH në misionet paqeruajtëse anembanë botës ndihmon për të përshpejtuar integrimin në NATO të vendit. "Ato kanë bërë një kontribut të madh në udhën tonë të përshpejtuar drejt NATO-s," tha ai. "Ne u jemi mirënjohës atyre dhe kenohemi me to."

Ambasadori i SHBA në BiH, Çarls Inglish përsëriti mirënjohjen e qeverisë së SHBA ndaj BiH për kontributin e vet në operacionin Liria e Irakut dhe tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin fort integrimin e shpejtuar të BiH në NATO.

Këmbësorët e OSBiH që shkojnë në Irak morën trainim të posaçëm në poligonin e trainimit në malin Manjaca pranë Banja Lukës. Përpara se të fillojnë detyrën e tyre në Irak, ata do të kenë një javë trainim shtesë në Kuvait.

Sipas disa vlerësimeve, janë aktualisht 2,000 shtetas të tjerë të BiH që punojnë në Irak dhe Afganistan si punonjës me kontratë në projektet e infrastrukturës apo ato të heqjes së minave.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment