28/08/2008
Duke zëvendësuar sistemin e vjetër që përfshinte qendra të veçanta telefonimi dhe numra të shumtë telefoni, Kroacia ka tani një numër të vetëm për të telefonuar kur është e nevojshme ndihma e shpejtë.
Nga Natasha Radiç për Southeast European Times në Zagreb -- 28/08/08
![]() Zhytjet e thellësisë janë sporti më i rrezikshëm veror në Kroaci. Autoritetet inkurajojnë telefonimin e 112 në rast urgjence. [Getty Images] |
Në një urgjencë, një thirrje telefonike do të thotë jetë apo vdekje dhe gjëja e fundit që ti do është të të vijë në mend numri i duhur. Në të kaluarën, krotëve u duhej të mbanin mend tre numra më vete: 92 për policinë, 93 për zjarrfikëset dhe 94 për personelin mjekësor dhe ishte e lehtë që këto të ngatërroheshin.
Por gjendja ka ndryshuar. Këtë vit, autoritetet futën 112 si një numër të vetëm që mbulon të gjitha shërbimet e urgjencës dhe ngritën gjithashtu një qendër të përqëndruar të thirrjeve të urgjencës. Duke i rënë 112, njerëzit mund të mbrrijnë çdo tip shërbimi shpëtimi: ekipazhet e ambulancave, zjarrfikësit, shpëtuesit alpinë dhe edhe veterinerët.
Nisur së pari në Split disa vjet më parë mbi një bazë pilote, shërbimi shtrihet tani në të gjithë vendin. Duke futur atë, Kroacia bëri një hap tjetër drejt përmbushjes së standardeve të BE pasi 112 është numri zyrtar i urgjencës në të gjithë bllokun. Të gjithë vendet anëtare duhet ta kenë numrin në përdorim dhe Komisioni Evropian mbikqyr përputhjen.
Të dish se ç'numra t'i biesh është thelbësore jo vetëm për banorët por edhe për turistët. Turma vizitorësh arrijnë çdo vit dhe ka kurdoherë incidente. Në korrik, për shembull, dy zhytës të rinj të thellësisë, një çek dhe një slloven, i kapërcyen fatalisht aftësitë e tyre zhytëse. Të njëjtin muaj, dy vetë vdiqën nga goditja e zemrës në një vendpushim detar të Dalmacisë dhe një sërfer u mbyt disa ditë më pas. Alpinistët që kanë për qëllim eksplorimin e peisazhit mahnitës kroat nganjëherë humbasin apo hasin në terrene të rrezikshme.
Për fat, shumica e peripecive që provohen nga vizitorët nuk janë aq të ashpra. Problemet më tipike përfshijnë humbjen e rrugës të një anëtari të familjes apo miku, vjedhjen apo hasjen e një situate të rrezikshme të tillë si një rrjedhje gazi apo ujë i ndotur. Por edhe për raste më pak serioze, thirrja e ndihmës së duhur me të shpejtë, është thelbësore.
Zyrtarët kanë kërkuar të vënë në gadishmëri vizitorët për shërbimin e numrit të telefonmit 112 nëpërmjet një fushate publike. Ata kanë shpërndarë postera dhe fletushka në hotele, vendpushime dhe shërbime kabinash e dhomash private. "Në rast se vini re diçka të çuditëshme apo dikush që ju njihni mungon, lutemi reagoni menjëherë," thonë ata.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes