Zyrtarët e BE shohin rrezikun e Ukrainës për t'u bërë objektivi tjetër i Rusisë

28/08/2008

Disa zyrtarë të BE shprehën shqetësim të mërkurën se Rusia mund të konsideronte veprime të mëtejshme ushtarake kundër ish republikave të tjera sovjetike, veçanërisht Ukrainës.

(AP, Reuters, AFP, BBC, Guardian, Independent - 28/08/08; AFP, AP, DPA, BBC, FT, VOA - 27/08/08; RFE/RL - 24/08/08)

photo

Sekretari i jashtëm britanik Dejvid Milibend ka udhëtuar në Ukrainë për të diskutuar atë që ai e quajti "një koalicion kundër agresionit rus". [Getty Images]

Sulmi i fundit i Rusisë në Gjeorgji dhe deklarata e saj se nuk i trëmbet kujt, duke përfshirë një Luftë të re të Ftohtë, kanë ndezur shqetësime se Moska mund të planifikojë veprime të ngjashme kundër ish republikave të tjera sovjetike.

"Është shumë e rrezikshme...ka të tjera objektiva që mund të mendohen se janë objektiva për Rusinë, në veçanti Krimea, Ukraina dhe Molldavia," tha të mërkurën (27 gusht) ministri i jashtëm frëng Bernard Kushner.

Vërejtja e tij erdhi një ditë pasi presidenti rus Dmitri Medvedev nënshkroi dekretet që njohin pavarësinë e rajoneve të Gjeorgjisë që duan shkëputje, Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, që Perëndimi e quajti me forcë si një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë.

Duke injoruar thirrjet nga organizata dhe zyrtarë të shumtë ndërkombëtarë, Rusia nuk ka përmbushur gjithashtu një kush kyç të armëpushimit të 12 gushtit, pikërisht të tërheqë të gjitha trupat e saj nga Gjeorgjia. Kjo dhe deklarata e Medvedevit të martën se Rusia nuk "trëmbet nga asgjë, duke përfshirë perspektivën e një Lufte të re të Ftohtë" ngriti rreziqet në krizën e Kaukazit.

Moska kundërshton me forcë orvatjet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës për integrimin evro-atllantik. Disa besojnë se pas marrjes me Gjeorgjinë, ajo mund ta ketë syrin tani te Ukraina, gadishulli i Krimesë i së cilës mban flotën e Rusisë të detit të Zi. Rusë të shumtë etnikë, grupi etnik i shumicës në gadishull, thuhet se kanë marrë pasaporta ruse në vitet e fundit. Moska beson se kjo masë u jep shtetësinë dhe të drejtën marrësve të tyre për mbrojtje ushtarake në qoftë se duhet.

"Ukraina mund të jetë objektivi tjetër i presionit politik të Rusisë," citonte AFP komisionerin e zgjerimit të BE Olli Rehn të thoshte në një fjalim të mërkurën. Ai i kërkoi BE të dërgonte një sinjal të qartë politik ndaj Ukrainës se ajo mund të hyjë në Bashkim sapo të përmbushë kriteret për anëtarësimin.

Rehn vuri gjithashtu në dukje se "Rusia gjithashtu nuk mund ta durojë idenë se NATO do të zgjerohet në fqinjtët e saj jugorë, kështu që ajo me qëllim krijoi tension në rajon."

Kievi mori risigurime mbi perspektivat e tij për t'u bashkuar me Aleancën 26-vendëshe gjatë një takimi të komisionit NATO-Ukrainë në Bruksel të mërkurën.

Ambasadorët e Aleancës "përsëritën vendimin e marrë nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s në samitin e Bukureshtit, lidhur me aspiratat euro-atllantike të Gjeorgjisë dhe Ukrainës", sipas një deklarate lëshuar pas takimit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Krerët e NATO-s do të konsiderojnë në se do të ofrojnë një Plan Veprimi Anëtarësimi për secilin nga vendet në samitin tjetër të tyre në dhjetor.

Ndërkohë, sekretari i jashtëm britanik Dejvid Milibenk shprehu mbështetje për aspiratat e Ukrainës për në NATO gjatë një vizite në Kiev të mërkurën.

"Ne nuk i kemi harruar detyrimet tona ndaj jush," e citoi atë të thoshte e përditëshmja britanike Guardian.

Ai i kërkoi Rusisë të shmangë nisjen e një Lufte të re të Ftohtë duke thënë se ajo do të kishte përfundimisht "humbje ekonomike e politike".

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment