Olimpikët: Peshkaqenët e Kuq të Malit të Zi provojnë humbjen

22/08/2008

Hungaria trullosi kampionin evropan Malin e Zi në gjysmëfinalet e vaterpolit dhe Serbia humbi 10-5 me Shtetet e Bashkuara.
photo

Portieri Zdravko Radic i Malit të Zi përpiqet të bllokojë një goditje në lojën gjysmëfinale kundër Hungarisë në garën e vaterpolit në Akuadromin Yingdong të premten (22 gusht). [Getty Images]

Ekipi i vaterpolit për meshkuj i Malit të Zi dështoi me Hungarinë në gjysmëfinalet e të premtes (22 gusht). Rezultati përfundimtar ishte 11-9 (3-4, 3-3, 3-0, 2-2). Nikola Janovic, Veljko Uskokovic dhe Vladimir Gojkovic secili shënuan dy gola, ndërsa Aleksander Ivovic, Boris Zlokovica dhe Predrag Jocic shënuan nga një për secilin.

***

Serbia humbi me Shtetet e Bashkuara në ndeshjen gjysmëfinale të vaterpolit për meshkuj të premten. Tre lojtarë serb shënuan gola – Dusko Pijetlovic dhe Vladimir Vujasinovic dy për secilin, dhe Aleksander Sapic një. Ndeshja ishte e fortë, por Shtetet e Bashkuara triumfuan në pjesën e dytë dhe të tretë dhe pastaj lanë serbët shumë mbrapa në të katërtin.

***

Greqia fitoi ndeshjen e saj gjysmëfinale me Gjermaninë në vaterpolo për meshkuj. Georgios Ntoskas kishte gjashtë gola dhe ekipi triumfoi 13-9 (3-3, 3-1, 4-2, 3-3). Greqia do të ndeshet me Australinë të dielën për vendin e shtatëmbëdhjetë në turne.

***

Azize Tanrikulu i Turqisë fitoi medaljen e argjendit në 57kg taekwondo për femra të enjten (21 gusht). Ari shkoi për Sujeong Lim të Koreas, e cila mundi Tanrikulu Tahrikulu me një rezultat përfundimtar 1-0. Ndërkohë, Servet Tazegul fitoi një bronz në kategorinë 68kg për meshkuj, duke mundur Peter Lopez të Peru. Turqia tani ka shtatë medalje në Lojërat Olimpike të Bejzhingut.

***

Franca mundi Kroacinë në gjysmëfinalet e hendbollit për meshkuj të premten (22 gusht). Rezultati ishte 25-23. Shënuesit më të mirë për palën kroate ishin Zlatko Horvat dhe Goran Sprem, me pesë gola secili. Në hendboll për femra, France largoi Rumaninë 36-34 nga raundi i vendeve 5-8.

***

Kajakisti Stjepan Janic i Kroacisë ishte i shtati në finalen 1,000m për meshkuj. Medalja e arit shkoi për Tim Brabants të Britanisë. Ndërkohë, kanoisti Rumun Florin Georgian Mironcic përfundoi i gjashti në finalen e 1,000m të kësaj gare.

***

Elisavet Mystakidou e Greqisë u kualifikua në raundin e 16 të taekwondo për femra në kategorinë 67kg. Ajo humbi pastaj ndaj Asuncion Ocasio Rodriguez e Porto Rikos, 1-0. Në të njëjtën kategori, Sibel Guler e Turqisë humbi me Vanina Paola Sanchez Peron të Argjentinës (4-0). Bashkëkombësja e saj Bahri Tanrikulu humbi me Steven Lopez e Shteteve të Bashkuara (3-0) në 80kg taekwondo për meshkuj.

***

Në hedhje shtize për meshkuj, Ioannis-Yeoryios Smalios i Greqisë përfundoi në vendin e 13 dhe nuk arriti në raundin kualifikues. Ai hodhi shtizën 71.87m. Një tjetër garues i rajonit, Neshev Kolyo i <b>Bullgarisë</b>, ishte i 18 me një përpjekje prej 66.0m. Në finalen e trehapëshit për meshkuj, bullgari Momcjil Karaliev ishte i 11 me një kërcim prej 16.8m.

***

Athanasia Tsoumeleka e Greqisë konkurroi në 20km ecje për femra, duke përfunduar në vendin e nëntë me një kohë prej 1:27:54. Fituesja ishte Olga Kaniskina e Rusisë. Ajo përfundoi garën për 1:26:31. Ndërkohë, Konstandina Efedaki konkurroi në 1500m për femra por përfundoi e 10 në grupin e parë dhe nuk u kualifikua.

***

Në pingpong për meshkuj, Kalinikos Kreanga e Greqisë u kualifikua në raundin e tretë të garës individuale. Ai humbi në raundin e katërt me Ma Lin të Kinës (4-0).

***

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Hedhësi Rumun i shtizës Felicea Moldovan-Tilea u kualifikua në finalet e garës për femra, ku ajo përfundoi në vendin e 12. Ajo hodhi shtizën 53.04m.

***

Nenad Filipovic i Serbisë u rendit i 30 në garën e 50km, me një kohë 4:02:16. Medalja e arit shkoi për Alex Schwazer i Italisë (3:37:09).

(Burime të ndryshme – 22/08/08)

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Focus on Ukraine

Reportazh

Gjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizminGjenerali i NATO-s thotë se Aleanca është e fokusuar në Ukrainën, terrorizmin

Gjenerali i lartë i NATO-s tha se vendet në aleancë po bashkëpunojnë për të luftuar ekstremizmin.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

A është Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) një kërcënim për Europën Juglindore?

Po
Jo
Nuk e di