Shqipëria do të shfuqizoj rekrutimin në 2010

21/08/2008

Qeveria shqiptare po reformon totalisht ushtrinë e saj me qëllim që ta bëjë më profesionale dhe në përputhje me kërkesat e antarësimit në NATO.

Nga Jonilda Koci për Southeast European Times në Tiranë – 21/08/08

photo

Shërbimi ushtarak nuk do të jetë më i detyrueshëm në Shqipëri. [Getty Images]

Duke filluar nga 1 janar 2010, Shqipëria nuk do të ketë më shërbim ushtarak të detyrueshëm. Kjo iniciativë është pjesë e reformave të kërkuara nga NATO, të cilat vendi shpreson ti bashkohet mbas realizimit të kërkesave të Aleancës.

Parlamenti kaloi një ligj javën e kaluar për të filluar reformën. Legjislacioni është në kuadër të programit të filluar nga forcat e armatosura shqiptare -- me ndihmën e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së -- për të përmirësuar nga ana teknologjike dhe për ta profesionalizuar plotësisht ushtrinë deri në vitin 2010. "Ne kemi për qëllim [të ndërtojmë] një ushtri me profesionistë," tha kryeministri Sali Berisha mbas kalimit të ligjit në 13 gusht.

"Ndërtimi i një ushtrie profsioniste do të ofrojë mundësi pune për të rinjtë ... brenda forcave të armatosura shqiptare," tha ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Qeveria po vlerëson akoma pagat e trupave ushtarake në kuadër të sistemit të ri, por do të shtojë stimuj të tjerë, si e drejta për një shtëpi banimi dhe përfitime të tjera. Oketa tha se në muajt e ardhshëm, ushtria do të hapi disa qendra rekrutimi ku mund të regjistrohen të diplomuarit e shkollave të mesme.

Reforma do të përfshijë gjithashtu përfitime nga njerëzit e rinj që vazhdojnë një karrierë ushtarake. Me futjen e një sistemi profesionist, Akademia Ushtarake Skënderbeu me qendër në Tiranë do të shtojë disa departamente.

Shërbimi ushtarak ka filluar të jetë i detyrueshëm që nga viti 1945, por afati i tij është ndryshuar gjatë kohës. Në fillim, afati ishte katër vjet. Në vitin 1954, ai u ndryshua në tre vjet. Në vitin 1972, ai kaloi në 27 muaj dhe në vitin 1992 në 18 muaj. Në vitin 1996 ai u shkurtua në atë që është tani 12 muaj.

Në Janar, qeveria lajmëroi planet për shkurtimin e forcave të saj të armatosura me 3% deri në vitin 2013. Planifikuesit parashikojnë të kenë 14,500 trupa profesioniste deri në vitin 2010.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment