Rumania feston në festivalet verore të rokut dhe xhazit

19/08/2008

Nga Bukureshti në ish-qytetin evropian të kulturës Sibiu, nga plazhet e qendrës turistike Vama Veke në rrëzë maleve Semenik, Rumania shijoji këtë verë një dietë festivalesh muzikore të pasur dhe të larmishme.

Nga Alina Bandila për Southeast European Times në Bukuresht -- 19/08/08

photo

James Hetfield (djathtas) dhe grupi i tij, Metallika, luajtën në Bukuresht në 23 korrik. [Getty Images]

Fillimi i një verë muzikore ishin koncertetet e 3 korrikut në Bukuresht nga orkestra rome e Damian & Brothers dhe orkestra serbe Amaro Del. Shpejt mbas këtyre performancave erdhi festivali i 4-11 korrikut B'ESTFEST 2008, një ngjarje e rëndësishme që solli së bashku Nelly Furtado, Apollo 440, Cypress Hill, Alanis Morissette, Manu Chao dhe Manic Street Preachers. Emra të vjetër si Judas Priest, Ross the Boss dhe Primal Fear u shfaqën gjithashtu.

Megjithatë Bukureshti festoi më shumë me hard rokun këtë verë, duke shijuar Lenny Kravitz në 26 korrik dhe Iron Maiden në 4 gusht. Ata mbushën karriget e stadiumit të futbollit të Kotroceni. Xhejms Hetfilld dhe grupi i tij, Metalika, nuk kishte nevojë për paraqitje tek rumunët. Ata u kthyen në Bukuresht në 23 korrik, duke pasur debutin e tyre të parë rumun në 1999.

Kravitz, duke pasur Metallica mbas tre ditësh, shijoi një mirëpritje të ngrohtë por kreu një gafë duke ju referuar vendit të tij mikpritës si Hungaria, duke fituar humorin e turmës gjatë pothuaj gjithë mbrëmjes.

Iron Maiden, interpretuan para një salle të mbushur plot. Anëtari themelues Steve Harris tha në faqen e internetit të grupit se fansat rumunë do të kenë shansin të dëgjojnë kitaristin "Bruce [Dickinson] të interpretojë këngët klasike". Dickinson u largua nga grupi muzikor para shfaqjes së mëparshme të tij në Bukuresht në 1995, por u ribashkua me të në 1999.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Në Sibiu, muzika rok shijoi një ajrosje në festivalin ARTMANIA në 18 dhe 19 korrik. Grupet muzikore nga Rumania, Suedia dhe Gjermania, respektivisht si Frozen Dusk, Tiamat dhe Lacrimosa, ishin midis 12 performancave.

Një tjetër ngjarje, Festivali i Gadishullit në Tërgu Muresh, u zhvillua nga 23 deri në 26 korrik. Midis interpretuesve të tij ishin Epica, Avantasia dhe Mocheeba.

Po ashtu, Festivali Stufstock u zhvillua midis 14 dhe 16 gushtit në Vama Veche, një stacion turistik në detin e Zi afër me kufirin bullgar. Trupat në Stufstok përfshinë Apocalyptica, Air Traffic, dEUS dhe Kultur Shock.

Admiruesit e xhazit morrën dhe ata pjesën e tyre. Festivali Garana i Xhazit, në rrëzë të maleve Semenic, u zhvillua nga 18 deri 20 korrik dhe përfshiu një koleksion të gjerë yjesh ndërkombëtar: Charles Lloyd i Shteteve të Bashkuara, Djabe e Hungarisë, Jaroslaw Smietana e Polonisë, Harry Tavitian dhe Orient Express i Rumanisë, Lars Danielson i Suedisë, Trio e Xhazit lituaneze, Miroslav Vitous i Republikës Çeke, dhe të tjerë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment