Serbia kërkon opinion e ICJ mbi pavarësinë e Kosovës

18/08/2008

Të premten, Serbia dorëzoi në OKB një projekt-rezolutë ku kërkon opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Beogradi e konsideron akoma Kosovës provincën e tij.

Nga Igor Jovanovic për Southeast European Times në Beograd – 18/08/08

photo

Ministri i jashtëm Vuk Jeremic foli për mediat mbi qëllimet e Serbisë rreth Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në selinë qendrore të OKB-së në Nju Jork të premten (15 gusht). [Getty Images]

Serbia po kërkon opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) me qendër në Hagë lidhur me shpalljen e pavarësisë të Kosovës, të cilën Beogradin e konsideron akoma pjesë të territorit të saj. Deri tani, 45 vende e kanë njohur Kosovën, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet me ndikim më të madh të BE-së, por Serbia dhe Rusia vazhdojnë të kundërshtojnë pavarësinë e saj.

Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç paraqiti të premten (15 gusht) një projekt-rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke bërë thirrje për opinionin e gjykatës mbi ligjshmërinë e shpalljes së njëanëshme të pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt.

Propozimin që ka OKB-ja kërkon opinionin e gjykatës dhe ka nevojë për mbështetjen e shumicës së vendeve që marrin pjesë në votim. Asambleja e Përgjithshme ka 191 anëtarë -- nëse votojnë të gjithë, Serbia ka nevojë për mbështetjen e 96 vendeve. Projekt-rezoluta e Beogradit mund të jetë në programin e sezonit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme.

Zyrtarët serb kanë thënë se ata presin që iniciativa të ndali valën e vendeve që po njohin pavarësinë e Kosovës. Beogradi beson se një vendim i gjykatës në favor të saj mund të çojë në rifillimin e bisedimeve për statusin. Sidoqoftë, zyrtarët e Prishtinës, kanë thënë se asnjë veprim i Beogradit mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës.

ICJ nuk jep vendime por jep "opinione këshilluese". Gjykatës i mungon kompetenca për të imponuar sanskione ligjore në rastet e moszbatimit të vendimeve. Sidoqoftë, vendimet e saj kanë fuqi etike të rëndësishme.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Kërkimi i opinionit të ICJ mund të jetë i rrezikshëm për Beogradin nëse gjykata vendos se Prishtina deklaroi ligjërisht pavarësinë e saj, edhe pse kjo nuk fiton mbështetjen në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

"Që kur ne po kërkojmë opinionin e gjykatës dhe ne besojmë në institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë ICJ, ne do të respektojmë çdo vendim që ajo merr," tha Jeremiç, duke shtuar se do të ishte e pamoralshme për Serbinë të mospërfillte opinionin e gjykatës, cilido të ishte ai.

Jeremiç tha gjithashtu se ai nuk pret që Perëndimi të ushtrojë shumë presion mbi Beogradin për të hequr dorë nga kjo inciativë por ata sigurisht që do të ndikojnë mbi OKB-në të refuzohet propozimi serb.

Sidoqoftë, disi ndikim është vënë mbi Beogradin. Ministri i jashtëm francez Bernard Kushner tha në fund të korrikut që veprimi i Beogradit ishte "i çuditshëm", sidomos me aspiratat e anëtarësimit të Serbisë në BE. "Nëse gjykata do të shpalli [pavarësinë e Kosovës] të paligjshme, do të ishte e pazakontë që Serbia do të donte ti bashkohej veprimeve të paligjshme. Ka një kontradiktë në këtë mes," tha Kushner.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment