15/08/2008
Këtë vit Festivali i Filmit të Sarajevës do të shfaqi më shumë se 170 filma në 15 programe. Të ardhurit nga e gjithë bota do të mund të shohin dokumentarë, filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër nga rajoni evropian juglindor.
Nga Envesa Hodzic-Kovac për Southeast European Times në Sarajevë -- 15/08/08
![]() Festivali i Filmit në Sarajevë u hap të premten mbrëma (15 gusht) . [Envesa Hodzic-Kovac] |
Festivali i 14 i Filmit në Sarajevë (FFS) hapet të premten (15 gusht) me shfaqjen e filmit me metrazh të gjatë "Bora" -- një bashkëpunim Boshnjako-Gjerman-Francez-Iranian drejtuar nga boshnjako - herzegovinase (BH) Aida Begic. Filmi u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit të Kanës dhe fitoi Çmimin e Parë në sektorin Semaine de la critique.
Këtë vit FFS ofron një seleksion të ndryshëm prej 174 filmash -- prodhime më shumë të pavarura -- nga artistë nga e gjithë bota. Filmat do të prezantohen brenda 15 programesh: Konkurrimi i Filmave me metrazh të gjatë, Konkurimi i Metrazheve të Shkurtër, Konkurimi i Dokumentareve, Dedikim ndaj Tod Haines, Panorama, Dokumentaret Panorama, Prirjet e Reja, Prirjet e Reja të Metrazheve të Shkurtëa, Zona e Hapur, Programi i Fëmijëve, Zona e të Rinjve, Të gjitha Metrazhet e Shkurtra, Shfaqje Speciale dhe Qyteti i Sarajevës së Filmit.
Aktorët amerikan Kevin Spacey dhe Orlando Bloom janë të famshmit që do të marrin pjesë në këtë festival, i cili zgjat deri më 23 gusht.
Industria rajonale e filmit dhe reklamimi i tij dhe zhvillimi janë fokusi kryesor i festivalit, duke u përfaqësuar me shfaqjen e 62 prodhimeve rajonale. Evenimenti kryesor është Programi i Konkurimit, i cili është i hapur ndaj prodhuesve të filmave prej Shqipërisë, Austrisë, BH-së, Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë, Kroacisë, Qipros, Hungarisë, Maqedonisë, Maltës, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë, Turqisë dhe Kosovës.
Në seksionin e metrazheve të gjatë të Programit të Konkurimit, dhjetë filma konkurrojinë për katër çmime: Filmi Më i Mirë, Çmimi Special i Jurisë, Aktorja më e Mirë dhe Aktori më i Mirë.
Këtë vit pjesëmarrësit në garë janë "Ne nuk kemi qënë kurrë në Venecia" (Sllovenia), "Riviera Buick" (Kroacia-BH); "Burri i Katërt" (Serbia);"Vajzat" (Hungaria; "Delta" (Hungaria); "Dot" (Turqia); "Marloni dhe Brandoni i Im" (Turqia); "Vjeshta" (Turqia-Germania), "Kino Lika" (Kroacia) dhe "Mars" (Austria).
Në seksionin me metrazh të shkurtër në Programin e Konkurimit, do të konkurojnë 16 filma me metrazhe të shkurtër për Filmin më të Mirë dhe Përmendimi i Veçantë.
Në pjesën e dokumentarit, janë konkurrentë 15 dokumentare rajonale për Filmin Më të Mirë dhe Çmimin për të Drejtat e Njeriut, ky i fundit i themeluar nga ministri i jashtëm zvicerian. Çmimet e tjera të Festivalit janë Çmimi i Parë UIP për filmin më të mirë me metrazhe të shkurtër, Bursa e Talenti EDN, Çmimi CICAE, Çmimi i Audiensës dhe Çmimi i Jurisë FIPRESCI.
FFS dhe seksioni i industrisë, Tregu i Bashkëpunimit CineLink, paraqesin filmat më të mirë me metrazh të gjatë dhe punojnë në zhvillim nga prodhuesit e filmave, prodhuesit dhe drejtorët e Europës Juglindore të shpërndarësve ndërkombëtarë, blerësit e televizioneve dhe programuesit e festivalit.
Deri tani, nga përpjekjet e Cinelink, 12 filma janë realizuar -- dy prej tyre do të shfaqen këtë vit në Programin e Konkurrimit.
FFS, një nga evenimentet më të mëdhaja kulturore në BH, mirëpret më shumë se 100,000 të ardhur këtë vit.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes