12/08/2008
Qeveria bullgare miratoi një plan veprimi javën e kaluar që parashikon dhjetëra masa për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend dhe për të siguruar manaxhimin e duhur të fondeve të BE-së
(Dnevnik - 10/08/08; Europe.bg - 08/08/08; BTA, Europe.bg, Qeveria Bullgare - 07/08/08)
![]() Kryeministri bullgar Sergei Stanishev ka bërë thirrje për “mobilizim të plotë” të institucioneve si një përgjigje ndaj kritikave të BE-së. [Getty Images] |
Qeveria bullgare miratoi një seri masash të enjten (7 gusht) për të zgjidhur problemet dhe mangësitë në manaxhimin e fondeve të BE-së dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Ky veprim erdhi dy javë mbasi Komisioni Evropian (KE) ngriu gati 500 milion euro ndihma për shtetin ballkanas për shkak të dështimit të tij në zgjidhjen e dobësive të vazhdueshme në këto fusha gjatë antarësimit të saj 18 mujor në Bashkim. Ajo tërhoqi gjithashtu akreditimin e dy agjencive shtetërore që zbatojnë fonde sipas programit të paraaderimit PHARE lidhur me çështjet e dyshuara për mashtrim dhe parregullësi, por tha se do të rezervojë vendimin mbasi Sofja të ndërmarri veprim korrigjues.
Plani i veprimit 200 faqesh i miratuar nga kabineti bullgar javën e kaluar detajon masat specifike që vendi do të ndërmarri deri në fund të këtij viti.
Këto përfshijnë hartimin e një liste njerëzish dhe kompanish që janë vërtetuar se kanë shkelur regullat e BE-së ose janë nën hetim për mashtrim deri në 15 shtator dhe rritjen e personelit të agjencive kryesore që merren me fondet evropiane deri në fund të dhjetorit. Po ashtu, auditime të reja të pavarura të dy agjencive që humbën akreditimin janë caktuar për 10 shtator dhe në raport që detajon të gjitha rastet e parregullsive dhe mashtrimeve në manaxhimin e fondeve të BE-së pritet deri në 23 shtator.
Plani i veprimit liston gjithashtu 80 masa që qeveria duhet të ndërmarri deri në fund të 2008 në reformën gjyqësore dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Për shembull, një njësi e re e specializuar me krimin e organizuar do të funksionojë brenda ministrisë së brendshme duke filluar nga 15 shtatori. Këto dhe hapa të tjerë të listuar në dokument përpiqen të përmirësojnë ndërveprimin midis ministrisë, Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare (SANC) dhe prokurorëve.
Masat e tjera që do priten muajin e ardhshëm përfshijnë ndryshimet në komisionin e anti-korrupsionit nën vartësinë e këshillit të ministrave dhe krijimin e një nënkomisioni parlamentar për të ushtruar kontrollin mbi aktivitetet e SANC.
Ndryshimet në kuadrin rregullues, i detyron bankat të listojnë shumat specifike të çdo transaksioni që tejkalon 30,000 leva (rreth 15,000 euro), priten në 15 tetor si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar pastrimin e parave.
Deri në fund të nëntorit, çdo gjykatë në Bullgari duhet të ketë faqen e saj të internetit për të vendosur të gjitha vendimet dhe gjykimet. Miratimi i amendimeve ndaj kodit penal që BE ka kërkuar prej kohësh dhe një kod i unifikuar i etikës së gjyqtarëve janë programuar gjithashtu në nëntor.
Ndryshimet në legjislacionin që regullon financimin e partive politike dhe hapat e mëtejshëm kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor dhe në sektorët e tjerë janë parashikuar për në dhjetor.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes