06/08/2008
Bullgaria po paguan qindra mijëra euro çdo vit nga vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për dëmet e shkaktuar
(The Sofia Echo - 13/06/08; SNA, Mediapool, Dnevnik, Ministria Bullgare e Drejtësisë - 10/06/08; Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut)
![]() Ministrja e drejtësisë Miglena Tacheva ka bërë thirrje për masa urgjente për të ulur rrebeshin e proceseve që pretendojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në Bullgari. [File] |
Duke shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e numrit të kërkesave të depozituara pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR) kundër Bullgarisë gjatë viteve të fundit, ministrja e drejtësisë Miglena Tacheva ka bërë thirrje për masa urgjente për t'ju kundërvënë tendencës alarmuese.
Bullgaria ka paguar 950,000 euro për vendimet e gjykatës të Strasburgut për dëmet e shkaktuara që prej vitit 1999 dhe 76,000 euro të tjera për shkak të marrëveshjeve të duhura, tha Tacheva në një tryezë të rrumbullakët në fillim të kësaj vere. Ishin 1,835 çështje kundër Bullgarisë në fund të vitit 2007 dhe numri i çështjeve të reja për ministrinë e saj vetëm gjatë atij viti kishte kapur numrin 127. Nëse tendenca e tanishme vazhdon, numri do të rritet më tej këtë vit, paralajmëroi ajo.
Qëllimi kryesor është të ulet volumi i shkeljeve të të drejtave bazë që shkaktojnë aplikimet tek ECHR, tha Tacheva. Ajo bëri thirrje gjithashtu për masat që duhet të çojnë legjislacionin kombëtar në përputhje me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, sipas të cilës është krijuar gjykata e Strasburgut.
Sipas raportit vjetor të ECHR për 2007, numri total i gjykimeve kundër Bullgarisë vitin e kaluar ishte 53, me 51 prej tyre që mbulonin të paktën një shkelje. Shkeljet më të shpeshta ishin e drejta për liri dhe siguri (19), e drejta për të vepruar në kohë (19) dhe e drejta për një shërim të dobishëm (17).
Buxheti federal -- që janë paratë e taksapaguesve -- mbuloi kompensimet e dhëna nga gjykimet e ECHR.
Duke folur në tryezën e rrumbullakët, ku morrën pjesë përfaqësues të qeverisë, parlamentit dhe sistemit gjyqësor, akademikë dhe OJF,Tacheva bëri thirrje për ndryshime legjislative që të lejojnë shkarkimin e gjyqtarëve, vendimet e të cilëve nxisin proceset për të drejtat e njeriut kundër Bullgarisë në Strasburg.
Ajo kërkoi një grup pune ekspertësh që të zhvillojë një strategji për të kapërcyer arsyet për gjykimet e ECHR kundër Bullgarisë dhe zgjidhjen e problemeve që dalin nga ato.
Idea është që të sigurohet një mekanizëm për njerëzit që të marrin kompensimin e dëmeve që ata kanë vuajtur pa dashur që të shkojnë në gjykatën e Strasburgut, tha ajo. Kjo do ta bënte po ashtu procesin shumë më të shpejtë, pasi aplikimet që merren aktualisht në konsideratë nga ECHR janë të vitit 1998, shtoi Tacheva.
Sipas statistikave të ECHR për vitin 2007 lidhur me numrin e çështjeve, Bullgaria me 1,835 çështje në proces renditet e 11 midis 47 anëtarëve të Këshillit të Evropës dhe vendeve që kanë firmosur konventën e të drejtave të njeriut. Vendet me numrin më të madh të çështjeve në proces janë Rusia (20,296), Turqia (9,173) dhe Rumania (8,275). Sidoqoftë, ato renditen shumë më mirë se Bullgaria në bazë të numrit për frymë kur dikush krahason numrin e aplikimeve kundrejt atyre që çoi në një vendim të organit të ECHR-së në vitin 2007.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes