Turizmi shqiptar në rritje

05/08/2008

Një numër i madh turistësh arritën në brigjet e Shqipërisë këtë vit. Plazhet e pashkelura dhe ushqimi i mirë janë tërheqjet kryesore.

Nga Jonilda Koci për Southeast European Times në Tiranë -- 05/08/08

photo

Turizmi po bëhet dalëngadalë shtylla kurrizore e rritjes ekonomike në Shqipëri. [Getty Images]

Në vitet e fundit, një numër në rritje turistësh të huaj po vizitojnë Shqipërinë. Vendi është bërë një destinacion rajonal turizmi mbas shkundjes të izolimit të tij të zgjatur të epokës komuniste, gjatë së cilës ra në errësirë.

Midis plazheve të populluara të Durrësit dhe Vlorës, Shqipëria ofron tërheqje të pashkelura në brigjet e veriut dhe jugut të deteve Adriatik dhe Jon, të cilët po thithin më shumë interes nga turistët e huaj.

Statistikat e qershorit regjistruan një rritje prej 20% të vizitave të turistëve në Shqipëri krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pritjet janë më të mëdhaja për qershorin dhe korrikun, të cilët shënojnë pikun e sezonit turistik.

"Më shumë turistë po vijnë në Shqipëri këtë vit dhe numri i tyre po rritet rregullisht gjatë pak viteve të kaluara," tha ministri për turizmin Ylli Pango në një konferencë për shtyp.

Vizitorët nga Kosova përbëjnë pjesën kryesore të turistëve. Numri i tyre është rritur me 43% këtë vit, sipas statistikave zyrtare. Janë po ashtu 42% më shumë turistë nga Maqedonia se ata që ishin në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Deri në 90% të turistëve shqiptarë janë evropianë, nga të cilët 70% hyjnë në vend nëpërmjet tokës, që paraqet një sfidë të madhe. Cilësia e rrugëve dhe shërbimeve mbetet problemi parësor i zhvillimit.

"Rritja e kapaciteteve të ndenjes dhe rritja e cilësisë së shërbimeve mbeten sfidat kryesore për turizmin shqiptar," u shpreh Pango.

Sipërmarrësit shqiptarë janë të ndërgjegjshëm se infrastruktura mbetet një nga problemet e tyre më të mëdhaja. "Rrugët dytësore për në plazhe mbeten shumë problematike, edhe pse kostoja e ndërtimit dhe riabilitimit të tyre është e parëndësishme," u shpreh Sadik Malaj, shefi i Bashkimit të Operatorëve Shqipëtar të Udhëtimit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Megjithatë, qeveria po promovon këtë industri dhe ka lajmëruar plane për komplekse turistike të ardhshme. Sipërmarrës nga Dubai dhe Katar shprehën interes në financimin e zhvillimeve të konsiderueshme në Gjirin e Lalësit, u shpreh Pango.

Po ashtu, rrjeti francez Club Med planifikon të ndërtojë rreth 350 vila luksi në Gjirin e Kakomesë, duke investuar 75 milion euro.

Një nga pikat më të forta të industrisë së turizmit shqiptar është kuzhina vendase, një përzierje joshëse e ndikimeve greke dhe turke.

Sipas Bankës së Shqipërisë, industria e turizmit thithi 170 milion euro të ardhura në vitin 2007, duke e bërë atë një motor madhor të rritjes kombëtare ekonomike.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment