31/07/2008
Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka rritur fushatën e tij për të patur njohjen nga Athina të ekzistencës së së një pakice etnike maqedonase në Greqi, duke u dërguar letra organizmave të tilla ndërkombëtare si NATO dhe OSBE.
Nga Zoran Nikolovski për Southeast European Times në Shkup -- 31/07/08
![]() Çështjet e pakicave janë përgejgjësi primare e vendeve anëtare të BE, shkroi presidenti i KE Hoze Manuel Barroso. [Getty Images] |
Pas kërkesave të tij të mëparshme ndaj KE dhe kryeministrit grek Kostas Karamanlis, kryeministri maqedonas Nikola Gruesvki u dërgoi letra të mërkurën (30 korrik) NATO-s dhe OSBE, vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe vendeve të G-8 duke kërkuar të ndihmojnë për të shtyrë Greqinë në njohjen e ekzistencës së një pakice etnike maqedonase brenda kufijve të saj.
Politika greke i përmbahet asaj se nuk ka bazë për të përshkruar folësit e gjuhës sllave që jetojnë në Greqinë veriore si një grup etnik "maqedonas".
Gruevski i dërgoi letra më parë në korrik, presidentit të Komisionit Evropian Manuel Barroso, kryeministrit grek Kostas Karamanlis dhe sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki-mun.
Në letrën e tij Barrosos, Gruevski tha se autoritetet greke kanë kundërshtuar të drejtat e maqedonasve dhe identitetin e tyre për vite, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ai i kërkoi presidentit të KE të garantojë mbrojtjen e të drejtës të shprehjes së lirë të etnicitetit në Greqi. "Ne presim që Greqia si një anëtare e BE dhe NATO-s, të nisë përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian," shkruante Gruevski.
Ndonse KE mbron fort të drejtat dhe liritë bazë, BE nuk mund të merret me çështje të tilla si identitetet dhe pakicat, të drejtat e tyre, marrja e shtetësisë dhe kthimi i pronës, çështje këto që dalin në vendet e saj anëtare, u përgjegj Barroso në 25 korrik.
Sipas Barrosos, çështjet e pakicave janë përgjegjësi primare e vendeve anëtare. Barroso thotë se i vjen keq që dy shtetet kanë këtë problem të ndërsjelltë. Një aspekt bazë i orientimit evropian është t'i qasesh të tilla vështirësive me një shpirt konstruktiv dhe bashkëpunues, të jesh i hapur në dialog dhe të gjesh një rrugë të pranuar për të shkuar përpara, këshillonte ai.
Mbajtja e marrëdhënieve fqinjësore mbeten thelbësore për përparimin e Maqedonisë drejt BE, shtonte ai.
Pasi mori përgjigjen, Gruevski tha se Maqedonia do të vazhdojë të nxitë komunitetin ndërkombëtar për të drejtat e popullsisë maqedonase në Greqi.
Në një përpjekje shtesë për të mbledhur mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar, ministri i jashtëm maqedonas Antonio Milososki i shkroi komisionerit të KE për shumëgjuhësinë Leonard Orban.
"Greqia nuk respekton diversitetin gjuhësor të pakicës maqedonase. Ky problem është përpunuar në raportet e KE për racizmin dhe intolerancën si dhe në Monitorin e Komitetit Grek të Helsinkit dhe në raporte të OJQ-ve të tjera," shkruante Milososki.
Ndonse shumë thonë se BE ka fuqi mbi çështjen, të tjerë thonë se fuqia është në Këshillin e Evropës. Siç bënë të tjerët, ky u përgjegj duke vënë në dukje se Greqia nuk njeh pakica në territorin e saj.
Karamanlis ka thënë se Athina nuk ka ndërmend të diskutojë të tilla çështje, që ai thotë se janë jashtë gamës së përpjekjeve në vazhdim për të zgjidhur mosmarrëveshjen e gjatë për emrin, midis Greqisë dhe Maqedonisë. Ai vë në dukje se në qoftë se ka çështje pronësie, individët mund të apelojnë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.
Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.
Politika e komenteve të SETimes