I kërkuari për krime lufte: Ante Gotovina

25/07/2008

Gjenerali kroat në pension Ante Gotovina u arrestua në dhjetor 2005 pas katër vitesh të shmangies ndaj autoriteteve.

(Burime të ndryshme)

photo

Gjenerali në pension Ante Gotovina u arrestua në ishujt Kanarie në 7 dhjetor 2005. [Dosje]

Gjenerali kroat në pension Ante Gotovina u arrestua në ishujt spanjolle të Kanarive në 7 dhjetor 2005 dhe u ekstradua në Hagë ditën tjetër. Ai kishte qenë në arrati që nga qershori 2001, i zhdukur menjëherë pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) e paditi atë për përfhirjen e dyshuar në mizoritë e kryera kundër serbëve të Krajinës nga fundi i konfliktit 1991-1995 në Kroaci.

Gotovina ishte një nga tre më të kërkuarit të arratisur për krime lufte nga konfliktet e Ballkanit në vitet 1990, së bashku me ish kreun serb boshnjak Radovan Karaxhiç dhe komandantin e tij ushtarak Ratko Mlladiç.

Gotovina u padit nga ICTY për rolin e tij në Operacionin Storm. Kroacia nisi ofensivën ushtarake të quajtur Operacioni Storm në 4 gusht 1995, për të rimarrë kontrollin mbi rajonin e Krajinës, të cilën separatistët serbë e zunë në 1991. Gjatë gjithë operacionit shumëditor dhe veprimeve të mëvonshme që zgjatën deri në 15 nëntor 1995, Gotovina komandoi Zonën Operative të Splititi të ushtrisë kroate. Në këtë rol, ai ushtroi de facto dhe de jure komandën dhe kontrollin mbi të gjitha forcat kroate të vendosura si pjesë e Operacionit Storm në pjesën jugore të rajonit të Krajinës, pretenduan prokurorët e OKB në një padi të amenduar kundër Gotovinës bërë publike në mars 2004.

Padia e akuzon atë me katër akuza për krime kundër njerëzimit dhe tre akuza për shkeljen e ligjeve apo zakoneve të luftës; vrasje, plaçkitje të pronës, shaktërrimin me dashje të qyteteve e fshatrave, deportimin dhe veprime të tjera shnjerëzore të dyshuara se janë kryer gjatë operacionit. ICTY e mban përgjegjës Gotovinën individualisht për këto krime duke përfshirë vrasjen e paligjëshme të së paku 150 serbëve të Krajinës. Deri në 20,000 serbë të Krajinës thuhet se u zhvendosën si një rezultat i ofensivës së ushtrisë kroate dhe veprimeve që pasuan.

Sipas prokurorëve të OKB, Gotovina, duke vepruar individualisht apo në bashkëpunim me të tjerë, duke përfshirë Ivan Çermak, Mladen Markaç dhe ish presidentin Franjo Tuxhman, mori pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale qëllimi i së cilës ishte heqja e përherëshme me forcë e popullsisë serbe nga rajoni i Krajinës. Si pjesë e kësaj ndërmarrjeje, ai "planifikoi, nxiti, urdhëroi apo përndryshe ndihmoi e qe bashkëfajtor në planifikimin, përgatitjen apo kryerjen" e krimeve të dyshuara.

Prokurorët pretendojnë gjithashtu se ndërsa ai e dinte apo kishte arsye ta dinte se vartësit e tij qenë gati të kryenin apo kishin kryer mizoritë e rreshtuara në padi; Gotovina nuk parandaloi këto akte nga ndodhja apo të ndëshkonte kryerësit e tyre. Për më tepër, ai nuk përmbushi detyrën e tij për të rivendosur dhe siguruar rendin publik dhe sigurinë në rajon, duke përfshirë kryeqytetin e saj, Knin dhe komunat përqark.

Gotovina ka lindur në 12 tetor 1955 në ishullin kroat Pasman brenda komunës së Zadarit. Një ushtar profesionist, ai u bashkua me Legjionin e Huaj të Francës në 1973 dhe u ngjit deri në rangun e kapterit të parë. Më pas ai punoi për kompanitë private të sigurimit në Francë, disa nga të cilat, me lidhje me lëvizjet e djathta ekstreme. Ai pati gjithashtu probleme me ligjin. Të dhënat e policisë tregojnë se qenë lëshuar urdhër-arreste për të në lidhje me grabitje e plaçkitje dhe në në 1986 ai mori një dënim pesë vjet burg, ndonse ui lirua pas një viti nën rrethana të paqarta.

Në 1991 Gotovina u kthye në Kroaci. Ai u bashkua me trupat e Gardës Kombëtare si shefi i operacioneve dhe trainimit të brigadës së parë të saj. Nga shkurti në prill të 1992, Gotovina ishte nënkomandant i njësisë së posaçme të shtabit kryesor të ushtrisë kroate, duke marrë pas kësaj një detyrë gjashtë mujore në Këshillin Kroat të Mbrojtjes.

Në tetor 1992, ai u bë komandant i Zonës Operative të Splitit të ushtrisë kroate, që më pas u quajt Distrikti Ushtarak i Splitit dhe e mbajti këtë post deri në matrs 1996. Ndërkohë ai u ngrit nga brigadier në gjeneral-major dhe pastaj në gjeneral-kolonel.

Në mars 1996, Tuxhman që ishte presidenti kroat në atë kohë, e emëroi Gotovinën shef të inspektoriatit të ushtrisë kroate. Gotovina u shkarkua nga Stipe Mesiç në 29 shtator, 2000, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në shkurt të atij viti.

Në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB në 23 nëntor 2004, kryeprokurorja e atëhershme e ICTY Karla del Ponte thoshte se ish gjenerali qe zhdukur në qershor 2001 pasi autoritetet kroate e njoftuan atë se kishte një padi të dyllosur kundër tij.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Pas zhdukje së tij, vendodhja e Gotovinës u bë një subjekt spekullkimesh e debati. Duke shtyrë Zagrebin ta arrestonte e dorëzonte atë në ICTY, del Ponte këmbëngulte se dëshmitarë e kishin parë atë në Kroaci në një numër rastesh. Ajo gjithashtu pretendoi se "një rrjet i mirëorganizuar mbështetës, që përfshinte struktura shtetërore", e kishte ndihmuar atë t'i ikte drejtësisë.

Zyrtarët kroatë, të cilët në raste të ndryshme i bënë thirrje publikisht Gotovinës t'i dorëzohej gjykatës, i mbaheshin asaj se ai kishte ikur nga vendi por zotoheshin se do të arrestohej po të gjendej.

Raportet e medias në shkurt 2004 sugjeronin se Gotovina, që kishte marrë shtetësinë frënge pas shërbimit të tij në legjion, jetonte haptazi në Francën juglindore. Pas kësaj, ai u tha se jetoi për disa kohë në qytetet Nisë dhe Ej-ën-Provansë në jugë të Francës dhe udhëtonte shpesh në vende në Amerikën e Jugut dhe tjetërkund.

"Ai gëzon mbrojtjen e mafias bile edhe të njerëzve të fuqishëm lokalë. Ai jeton pa patur nevojë të fshihet; ai bile edhe mund të udhëtojë jashtë vendit pa ndonjë problem të madh," shkruante e përditëshmja franceze Le Monde duke cituar një raport në tetor 2003 nga DST, agjensia e inteligjencës frënge. Pas kapjes së tij, shqyrtimi i pasaportës tregoi vulat nga vende deri në Kinë dhe Tahiti.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment