I kërkuari për krime lufte: Ratko Mlladiç

25/07/2008

Ish komandanti serb boshnjak Ratko Mlladiç kryeson tani listën e më të kërkuarve nga ICTY pas arrestimit të Radovan karaxhiç. Mlladiç u fshihet autoriteteve që nga viti 2000.

(Burime të ndryshme)

photo

Ratko Mladiç. [Dosje]

Ish komandanti serb boshnjak Ratko Mlladiç është një nga më të pandehurit më të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY). Ai u padit fillimisht bashkë me ish presidentin serb boshnjak Radovan Karaxhiç në korrik 1995. ICTY konfirmoi një padi të dytë në nëntor të po atij viti. Ajo lëshoi një padi të amenduar që mbulonte periudhën midis 12 majit 1992 dhe 22 dhjetorit 1996, në nëntor 2002.

Mlladiç ka lindur në 12 mars 1943 në Kalinovk, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). Pas trainimit në akademinë ushtarake të ushtrisë popullore jugosllave (JNA), në Beograd, ai shërbeu si oficer i rregullt i JNA. Ai u caktua në Knin, Kroaci, në 1991, si komandant i korpusit të 9-të të JNA. Në prill 1992, mori komandën e qarkut të dytë ushtarak të JNA, me bazë në Sarajevë. Një muaj më pas u bë komandant i shtabit kryesor të ushtrisë serbe boshnjake (VRS), një post që e mbajti deri në dhjetor 1996.

Padia akuzon Mlladiç mbi bazën e përgjegjësisë së tij individuale dhe superiore, me 13 akuza për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës për aktet e persekutimit, vrasjes, deportimit dhe veprimeve shnjerëzore, terrorizimit dhe marrjes së pengjeve, në të cilat ai pretendohet se ka marrë pjesë. Përveç këtyre ai ndeshet me dy akuza për genocid, për përfshirjen (po jo vetëm kaq) në masakrën e deri 8,000 burrave e djemve muslimanë gjatë kasaphanës serbe kundër strehës së sigurt të OKB në Srebrenica në korrik 1995.

Sipas padisë, Mlladiç "kreu apo përndryshe ndihmoi në bashkëfajësi planifikimin, përgatitjen apo ekzekutimin e shkatërrimit të qëllimshëm pjesor të grupeve kombëtare, etnike, raciale apo fetare, si të tilla nga Kljuç Varosh, Prijedor, Sanski Most dhe Srebrenica".

Padia pretendon gjithashtu se nga maji 1992 forcat nën komandën e Mlladiç qëlluan me snajperë dhe bombarduan qytetin e Sarajevës, duke vrarë dhe plagosur civilë dhe duke ngjallur kështu terrorin mbi popullsinë. Rrethimi 44 mujor i kryeqytetit të BiH thuhet se vrau 10,500 vetë, duke përfshirë 1,800 fëmijë dhe plagosi 50,000 të tjerë.

Ish shefi i VRS, sipas padisë, duke vepruar individualisht apo në bashkëpunim me të tjerë, mori pjesë në një ndërmarrje të përbashkët kriminale brenda BiH duke kërkuar "eleminimin apo heqjen e përherëshme me forcë apo mjete të tjera, të muslimanëve boshnjakë, kroatëve boshnjakë apo banorëve të tjerë jo-serbë nga zonat e mëdha të vendit."

Duke akuzuar Mlladiç me përgjegjësi penale superiore për veprimet e mosveprimet midis 12 majit 1992 dhe 22 dhjetorit 1996, prokurorët e ICTY thanë se si oficeri më i lartë i VRS atë kohë, ai varej vetëm nga presidenti serb boshnjak. "Si i tillë ai kishte autoritet të plotë dhe përgjegjësi për funksionimin e VRS. Ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve të VRS dhe për mbikqyrjen e veprimtarive të të gjithë oficerëve vartës të tij dhe njësive për të siguruar që urdhërat e tij zbatoheshin."

Mlladiç gjithashtu prtetendohet se mban përgjegjësi individuale për krimet e luftës, "që ai i planifikoi, nxiti, urdhëroi, kreu, apo në planifikimin, përgatitjen e kryerjen e të cilave përndryshe ndihmoi në bashkëfajësi".

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Pas fundit të konfliktit në BiH, Mlladiç u kthye në Beograd, ku jetoi lirisht nën mbrojtjen e ish presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç dhe shpesh dukej në ndeshjet e futbollit, në restaurante dhe në plazhet malazeze. Pasi erdhi në fuqi një qeveri reformiste kryesuar nga kryeministri i vrarë Zoran Gjingjiç, që pasoi përmbysjen e regjimit të Millosheviçit në tetor 2000, Mlladiç thuhet se la Beogradin për të shmnagur arrestimin dhe dorëzimin e mundshëm në gjykatën me bazë në Hagë.

Por ish kryeprokurorja e ICTY ka ngulur këmbë në mënyrë të përsëritur se i arratisuri ishte në Serbi, duke gëzuar mbrojtjen e ushtrisë. Autoritetet e Beogradit e kanë mohuar këtë.

Megjithatë, zbulimet në fund të 2004 u duk se vërtetuan bindshëm dyshimet e del Ponte. Një raport në fund të nëntorit në një të përditëshme të Sarajevës përfshinte dosjet personale ushtarake të Mlladiç duke treguar shkarkimin e tij respektiv nga ushtria jugosllave në 2001 dhe nga VRS në 2002. Disa ditë më pas, presidenti serb Boris Tadiç konfirmoi se Mlladiç kishte marrë rregullisht pensionin e tij nga ushtria serbe-malazeze dhe se e drejta e tij për këtë ishte e pakthyeshme.

Burimet diplomatike më tej treguan se në verën e 2004, Mlladiç qe strehuar në një kompleks ushtarak pranë qytetit Han Pijesak në BiH lindore dhe se kishte jetuar në Serbi në krye të qershorit të atij viti.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment