BE ngrin miliona para ndihmë për Bullgarinë lidhur me korrupsionin

24/07/2008

Komisioni Evropian pezulloi rreth gjysmë miliard euro ndihmë për Bullgarinë të mërkurën duke përmendur mosmenazhimin siç duhet dhe mosmarrjen efektivisht me korrupsionin e shfrenuar dhe krimin e organizuar.

(FT, The Guardian, Independent - 24/07/08; AFP, AP, Reuters, DPA, Euobserver, Dnevnik, Mediapool, Europe.bg, SNA, European Commission - 23/07/08)

photo

Komisioni Evropian ngriu të mërkurën (23 korrik) qindra miliona euro ndihmë për Bullgarinë. [Dosje]

Komisioni Evropian (KE) ngriu të mërkurën (23 korrik) rreth 500 milion euro ndihmë për Bullgarinë duke përmendur dobësitë e sistemeve të kontrollit të vendit dhe rastet e përvetësimit dhe të parregullsisë. Ai gjithashtu tërhoqi akreditimin e dy agjensive qeveritare të ngarkuar me zbatimin e fondeve nën programin e para-pranimit PHARE.

Një raport i KE mbi menazhimin e fondeve të BE në Bullgari, lëshuar të mërkurën në Bruksel, thoshte se "dobësia kritike në aftësinë administrative dhe gjyqësore" nuk e lejoi vendin "të korrte përfitimet e plota" të ndihmës së huaj.

"Mungesa e përgjegjësisë dhe transparencës në prokurimin publik kur tenderohen fondet e BE është një problem i rëndë," lexohej në dokumentin e pashembullt.

Duke tërhequr akreditimin e agjensive efektivisht ngrijnë rreth 250 milion euro që kishin për qëllim të përmirësonin institucionet bullgare. Përveç kësaj, u pezulluan 115 milion euro për infrastrukturën dhe 121 milion euro për zhvillimin rural, tha zëdhënësi i KE Mark Grej.

Që nga bashkimi i saj me BE, bashkë me Rumaninë 18 muaj më parë, Bullgaria ka parë më tepër se 800 milion euro të mbajtura nga zyrtarët skeptikë të BE.

"Sapo Bullgaria të marrë masat e nevojshme korigjuese ...Komisioni është përgatitur të kthejë" tërheqjen e akreditimit të agjensive, thoshte KE.

Në qoftë se Bullgaria nuk ja del të kënaqë KE përpara dhejtorit, ajo do të humbasë në mënyrë të pakthyeshme 556 milion euro, citoi Reuters të thoshin zyrtarët.

KE lëshoi gjithashtu dy raporte ku kritikohej përparimi i Bullgarisë dhe Rumanisë në reformën gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit.

Reuters tha se studimet përmbanin kritikën më të ashpër që ka patur ndonjëherë KE ndaj një vendi anëtar.

"Lufta kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk po jep rezultatet e duhura," tha Johanes Laitenberger, kreu i zyrës së shtypit të KE.

Sipas KE, Bullgaria jep statistika të pabesueshme. Ai kritikoi gjithashtu vendin për dështimin e ngrirjes së pasurive financiare të fituara ilegalisht dhe për të rregulluar financimin e partive politike.

KE i kërkoi Bullgarisë të ndërmarrë hapa të menjëherëshme për të forcuar zbatimin e ligjit dhe të gjyqësorit. Sofia, thoshte ai, duhet të rritë transparencën dhe të frenojë konfliktet e interesit.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

"Një strategji e qartë dhe një vendosmëri pamëdyshje ...janë të nevojshme për të reformuar sistemin," thoshte raporti, duke shtuar se Bullgaria duhet "të merret bindshëm me lidhjet e dyshuara midis një pjese të klasës politike, biznesit dhe krimit të organizuar".

Kryeministri Sergej Stanishev i quajti raportet objektive dhe tha se qeveria do t'i drejtohet mangësive. "Unë do të kërkoj masa konkrete," tha ai.

Vetëm disa orë përpara daljes së raporteve, pesë parti të opozitës së krahut të djathtë në parlament bënë një mocion të ri mosbesimi duke përmendur "korrupsionin e madh", paaftësinë dhe mospërputhjen me rregullat e BE.

Koalicioni qeverisës gëzon një shumicë të rehatëshme parlamentare dhe pritet gjerësisht t'i shpëtojë votimit të gjashtë të mosbesimit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment