Fëmijët refugjatë të Egjeut ndjekin takimin në Shkup mes polemikës

22/07/2008

Me Athinën dhe Shkupin në mosmarrëveshje të mprehtë rreth pretendimeve të një pakice maqedonase në Greqi, më tepër se 6,000 refugjatë nga lufta civile greke u mblodhën të përkujtojnë eksodin e tyre dhe të shtyjnë për të drejtat.

Nga Marina Stojanovska dhe Kristos Ringas për Southeast European Times në Shkup dhe Athinë -- 22/07/08

photo

Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski (majtas) i dërgoi një letër javën e kaluar homologut të tij grek Kostas Karamanlis duke i kërkuar atij të korigjojë "gabimet hitorike të së shkuarës". [Foto-ilustrim i SETimes]

Refugjatët që lanë Maqedoninë e Egjeut si fëmijë gjatë turbullirave të luftës civile greke, u mblodhën në Shkup të premten (18 korrik) për të përkujtuar 60 vjetorin e eksodit të tyre. Veprimtaria katër-ditore u bë përkundër një sfondi të mosmarrëveshjes në vazhdim të emrit midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë dhe midis një shtytje nga Shkupi për njohjen e një pakice etnike maqedonase në Greqi.

Nga 1946 në 1949, një luftë e ashpër u bë në Greqi pasi komunistët partizanë, me mbështetjen e Jugosllavisë së Titos, kërkuan të fitonin kontrollin e vendit. Gjatë trazirave, dhjetra mijra fëmijë nga rajoni u evakuuan dhe më pas u vendosën në jetimore në Jugosllavi dhe gjetkë në Evropën Lindore. Ndonse disa janë kthyer, ligjet greke aktualisht ofrojnë amnisti vetëm për grekët etnikë.

Takimi i këtij muaji mblodhi 6,000 të evakuuar të ardhur nga Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrësit hartuan një deklaratë për komunitetin ndërkombëtar duke kërkuar kthimin e shtetësisë së tyre dhe të drejtat e pronave.

"Ne nuk po kërkojmë më shumë se respektimi i të tilla të drejtave të përcaktuara në kushtetutën e Greqisë," thoshte ajo.

Presidenti maqedonas Branko Crvenkovski dhe kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski ndoqën veprimtarinë. "Identiteti kombëtar nuk mund të fshihet administrativisht,' tha Veljanovski në fjalën e tij. "Ne jemi maqedonas dhe...ne nuk e japim identitetin tonë."

Me negociatat midis Athinës dhe Shkupit rreth çështjes së emrit ende në një nëvendnumëro, qeveria e kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski ka kërkuar të shtojë dozën duke sjellë në tryezë çështjet e pakicës. Në 14 korrik, Gruevski i dërgoi një letër homologut të tij grek Kostas Karamanlis duke i kërkuar atij të njohë ekzistencën e një pakice etnike maqedonase në Greqi.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Athina duhet të korgjojë "gabimet historike të së shkuarës" për t'i hapur udhë lidhjeve më të mira, shkruante ai. Gruevski i dërgoi gjithashtu një letër presidentit të Komisionit Evropian (KE) Hoze Manuel Barroso duke i kërkuar KE të garantojë që Greqia të respektojë të drejtat e shprehjes së lirë të etnicitetit.

Greqia ka kohë që i ka kundërshtuar të tilla pretendime duke thënë se ndërsa ka folës të gjuhës sllave në Greqinë e veriut, nuk ka bazë për përshkrimin e tyre si një grup etnik "maqedonas".

"Nuk ka dhe nuk ka patur kurrë një pakicë maqedonase në Greqi. Çdo pretendim i ekzistencës së një pakice të tillë në Greqi është i pabazë, i motivuar politikisht dhe nuk respekton realitetet politike në rajon," thoshte përgjigjia zyrtare ndaj letrës së Gruevskit.

Athina nuk ka ndërmend të diskutojë të tilla çështje, thoshte Karamanlis, duke shtuar se ato janë jashtë gamës së bisedimeve të emrit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment