Më i kërkuari në botë: Radovan Karaxhiç

22/07/2008

Radovan Karaxhiç ndeshet me dy akuza për genocid, pesë akuza për krime kundër njerëzimit, tre akuza për shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës dhe një akuzë për shkleje të rënda të Konmventës së Gjenevës.

(Burime të ndryshme)

photo

Radovan Karaxhiç. [Dosje]

Ish kreu serb boshnjak Radovan Karaxhiç, i cili u kap të hënën (21 korrik) në Serbi, ishte një nga kriminelët e luftës më të kërkuar në botë. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) e paditi atë në lidhje me konfliktin e 1992-1995 në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) që rezultoi në rreth 200,000 vdekje dhe dy milion refugjatë.

Karaxhiç u padit së pari së bashku me ish shefin ushtarak serb boshnjak Ratko Mlladiç në korrik 1995. Një padi e dytë kundër të dyve u konfirmua në nëntor të atij viti. Një padi e amenduar u lëshua përfundimisht për Karaxhiç në maj 2000 por u mbajt e fshehtë deri në 11 tetor 2002. Ajo e akuzon ish kreun serb boshnjak me dy akuza për genocid, pesë akuza për krime kundër njerëzimit, tre akuza për shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës dhe një tjetër për shkelje të rënda të Konventës së Gjenevës.

Karaxhiç ka lindur në 19 qershor 1945 në komunën Savnik të Malit të Zi. 15 vjeç ai u shpërngul në Sarajevë kur u diplomua për mjekësi në 1971 dhe u bë mjek e psikiatër.

Në 1990, Karaxhiç u bë anëtar themelues i Partisë Demokratike Serbe (SDS) dhe presidenti i parë i saj. Pasi Sllovenia dhe Kroacia u shkëputën nga Jugosllavia në 1991, kreu i SDS kundërshtoi thirrjet që BiH të vazhdonte shembullin. Në vend të kësaj, u shpall e ashtuquajtura Republika Serbe e Bosnje dhe Herzegovinës, që më pas u riquajt Republika Srpska.

Në 27 mars 1992 Karaxhiç u bë president i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të republikës serbe dhe në 12 maj të po atij atij viti, një anëtar i presidencës së njësisë. Në 17 dhjetor 1992, Karaxhiç u bë presidenti i vetëm i Republika Srpska (RS) dhe tre vditë më pas, komandant suprem i forcave të saj të armatosura. Ai mbeti në këto poste kyçe, duke përfshirë kreun e SDS, deri në 19 qershor 1996, kur njoftoi largimin e tij nga politika.

Disa ditë pasi Karaxhiç kryesoi Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ushtria serbe boshnjake bëri rrethimin e qytetit të Sarajevës. Deri në fund të majit 1995, trupat serbe boshnjake dhe artileria vendosur në kodrat rrethuese bombarduan rrugët dhe tregjet e qytetit ndërsa snajperët godisnin qëllimisht civilët. Rreth 10,500 civilë, duke përfshirë 1,800 fëmijë, u vranë dhe rreth 50,000 të tjerë u plagosën gjatë rrethimit 44-muajsh të Sarajevës.

Duke ju referuar mizorive të kryera midis 1 korrikut 1991 dhe 30 nëntor 1995, padia e amenduar pretendon se Karaxhiç "planifikoi, nxiti, urdhëroi, kreu apo përndryshe ndihmoi dhe qe bashkëfajtor në planifikimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e shkatërrimit, pjesërisht apo për të tërën, të grupeve etnike, kombëtare, raciale apo fetare muslimane boshnjake dhe kroate boshnjake. Midis tyre qenë Bijeljina, Bratunac, Bosanski Samac, Brcko, Doboj, Foca, Iljas, Kljuc, Kotor Varos, Novi Grad, Prijedor, Rogatica, Sanski Most, Srebrenica, Vishegrad, Vlashenica, Zavidoviçi dhe Zvornik.

SDS dhe autoritetet qeveritare ngritën një numër kampesh dhe strukturash burgimi në komuna të ndryshme. Kushtet e jetës në to, sipas ICTY, kërkonin shkatërrimin fizik, në pjesë apo në të tërë, të grupeve etnike, raciale apo fetare të boshnjakëve muslimanë dhe kroatëve boshnjakë.

"Këto kampe dhe struktura burgimi kishin personel dhe operoheshin nga ushtria e policia, nën drejtimin dhe kontrollin më të fundit të udhëheqjes së lartë serbe boshnjake, duke përfshirë Radovan Karaxhiç, Momçillo Kranjishnik dhe Biljana Plavshiç," pretendon padia.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Si rezultat i fushatës së pastrimit etnik kryer nga forcat serbe deri në 1995, popullsia boshnjake muslimane në Srebrenicë dhe zonat e tjera u rrit dramatikisht.

Karaxhiç i cili ushtroi si pushtetin dhe kontrollin zyrtar dhe atë de facto mbi forcat serbe boshnjake dhe të gjithë SDS dhe autoritetet qeverisëse, u padit gjithashtu në lidhje me vrasjet e korrikut 1995 të deri në 8,000 burrave e djemve muslimanë boshnjakë kapur në disa vende të ndryshme në dhe pranë "zonës së sigurtë" të Srebrenicës. Masakra është konsideruar më e keqja mizori në historinë evropiane pas Luftës së Dytë Botërore.

Karaxhiç është konsideruar përgjegjës gjithashtu për burgosjen në fund të majit 1995 të më tepër se 200 paqeruajtësve të OKB dhe vëzhguesve ushtarakë, të cilët u mbajtën peng për rreth një javë në vende me rëndësi strategjike apo ushtarake anembanë BiH me qëllim që të bëheshin këto vende të paprekëshme nga goditjet ajrore të NATO-s. "Disa nga pengjet u sulmuan dhe u keqtrajtuan gjatë robërisë së tyre. Disa nga këto pengje u detyruan të paralajmërojnë komandantët e tyre të OKB se ata do të vriteshin në qoftë se NATO-ja vazhdonte të bombardonte," sipas padisë.

Pas njoftimi të dorëheqjes së tij nga politika në 19 korrik 1996, Karaxhiç u fsheh duke ja dalë t'i shmanget drejtësisë për vite megjithë përpjekjet e shumta nga paqeruajtësit e NATO-s për kapjen e tij. Qeveria e SHBA ofroi një shpërblim deri në 5 milion $ për informacionin që shpinte në arrestimin e tij. Sipas komunitetit ndërkombëtar, një rrjet i mirëorganizuar mbështetësish e ndihmoi Karaxhiç t'i ikte arrestimit.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading
Voto
 
 

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Reportazh

Dialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonaleDialogu politik e programet e shoqërisë civile ndihmojnë të kapërcehen ndarjet rajonale

Përpjekjet në vazhdim të partive politike dhe OJQ-ve ndihmojnë të nxitet transformimi paqësor.

Më popullor

Loading
Loading
Loading

Anketë

Kroacia bëhet vendi anëtar i 28-ë Bashkimit Evropian në 1 korrik. Cili vend do të jetë anëtari tjetër?

Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Turqia
Shqipëria
BiH
Kosova



shih rezultatet Shto koment