Gjykata rumune thotë se ligji i "lajmit të gëzuar" është jokushtetues

21/07/2008

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë frenon një projekt-ligj sipas të cilit së paku 50% e çështjeve në transmetimin e brendshëm të lajmeve duhet të jetë "pozitiv".

(AP, Reuters, AFP, HotNews.ro, Nine O'clock, Rompres, Dnevnik.bg, Reporters Without Borders)

photo

Një kioskë gazetash në Bukuresht. [AFP]

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë frenoi një projekt-ligj të diskutueshëm të medias më parë këtë muaj, duke e quajtur atë antikushtetues. Senati kaloi ligjin i cili përcakton se lajmet optimiste duhet të përbëjnë deri në gjysmën e të gjitha lajmeve në stacionet e radios dhe televizioneve të Rumanisë.

Partia Liberal Demokratike (PDL) e opozitës kundërshtoi vendimin e 9 korrikut duke argumentuar se legjislacioni i ri cënonte lirinë e shprehjes.

Autorët e projekt-ligji, senatorët Xheorxhe Funar i Partisë së ekstremit të djathtë Rumania e Madhe dhe Ioan Ghise i Partisë qeverisëse Liberale Kombëtare, pretenduan se qëllimi i tij ishte të "përmirësonte klimën e përgjithëshme" dhe të garantonte se rumunët "marrin një perceptim të balancuar të jetës së përditëshme".

Lajmet negative, i citon ata e përditëshmja rumune në gjuhën angleze Nine o'clock të argumentojnë, mund të kishin një ndikim të rrezikshëm mbi jetët dhe shëndetin e shikuesve.

Qëllimi i projekt-ligjit ishte të "përmirësonte klimën e përgjithëshme dhe t'i ofronte publikut shansin për të patur perceptime të balancuara të jetës së përditëshme, mendërisht dhe emocionalisht."

"Projekt-ligji është krejtësisht i papranueshëm në një vend anëtar të BE," tha institucioni ndërkombëtar i mbikqyrjes së medias Gazetarët pa Kufi (RSF) pasi senati 137 vendesh i Rumanisë miratoi amendamentet e diskutuara mbi ligjin audiovizual të vendit.

Grupi me bazë në Paris e përshkroi legjislacionin si "të prapambetur dhe anakronik". Ai paralajmëroi gjithashtu se futja në fuqi e një mase që është "krejtësisht subjektive dhe pa kuptim" do të përbëjë një kërcënim ndaj lirisë së botimit të transmetuesve rumunë.

Amendamentet më parë nuk mundën të kalojnë në dhomën e ulët, Dhomën e Deputetëtve. Përpara votimit në 25 qershor. Komisioni i të drejtave të njeriut i senatit shprehu kundërshtim ndaj projekt-ligjit por panelet e kulturës dhe të mas-medias e mbështetën atë. Më së fundi ai fitoi miratimin njëzëri të senatit përpara se gjykata kushtetuese ta frenonte.

Sipas projekt-ligjit, rregullatori shtetëror i transmetimir, Këshilli Kombëtar Audiovizual (CNA), do të vendoste cila është "pozitive' dhe cila "negative".

Por kreu i CNA Rasvan Popesku u zhgënjye nga masa e senatit. Lajmi, tha ai, "nuk është as pozitiv, as negativ", pasi ai pasqyron vetëm realitetin dhe transmetuesit nuk mund t'i planifikojnë ngjarjet.

"Lajmi është lajm," tha Popesku, duke kritikuar gjithashtu dhomën e lartë të parlamentit për mosftimin e tij apo të anëtarëve të tjerë të CNA për të debatuar mbi legjislacionin. Ai theksoi gjithashtu se "një ndryshim lidhur me balancën e lajmeve pozitive e negative në buletinet e lajmeve në RV e radio duhet të diskutohej."

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading