Makinat me gaz: drejtimi i ri i Kroacisë

21/07/2008

Ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar rriten, automobilistët kroatë po kërkojnë alternativa ndaj benzinës

Nga Kristina Çuk për Southeast European Times në Zagreb – 21/07/08

photo

[Getty Images]

Çmimet e benzinës në Kroaci arritën 1.30 euro litri, më i larti ndonjëherë, dhe kërcënojnë të vazhdojnë të rriten, por çmimi i gazit të lëngëzuar të naftës (LPG) apo autogazit mbetet në 0.45 euro për litër. Nuk vjen si çudi që rreth 30,000 kroatë po ngasin makinat me autogaz dhe se numri po rritet vazhdimisht, thotë ministria kroate e mbrojtjes së mjedisit, planifikimit fizik dhe ndërtimit.

Në planin e vet për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, ministria përllogarit se deri në 2010, 150,000 ngarës makinash në Kroaci do të kalojnë në ngarjen me autogaz.

Ata janë pjesë e një drejtimi mbarëbotëror. Vende aq të ndryshme si Pakistani, Australia dhe Taivani po raportojnë një interes në rritje ndaj sistemeve LPG.

Aktualisht, janë 90 stacione që furnizojnë autogaz në Kroaci. Shtyrë nga rritja e çmimit të benzinës, shumë automobilistë po i kthejnë makinat e tyre me autogaz. Kërkesa për një sistem LPG është kaq e lartë sa që duhet të presësh me javë për instalimin.

Sistemi për autogazin kushton afërsisht 1,000 euro që e shlyejnë veten shpejt pasi çmimi i autogazit është një fraksion i atij të benzinës. Praktikisht, sistemi i autogazit jep rreth 60% kursim karburanti krahasuar me një makinë që djeg benzinë.

Automobilistët që përdorin sistemin me kosto të efektshme të autogazit thonë se investimi shlyhet pas rreth 20,000 km ngarje makine. Një makinë që bën 40,000 km në vit do t'i kursejë të zotit të vet, sipas disa llogaritjeve, mjaft sa për të blerë një makinë të re.

Por këto nuk janë të vetmet përparësi. Makinat me autogaz reduktojnë ndotjen e mjedisit pasi autogazi nuk përmban plumb apo squfur. Përveç kësaj emetimi i monoksidit të karbonit është gjysma e atij të benzinës me edhe më pak dioksid karboni. Në thelb, autogazi është një karburant i pastër.

Jeta e motorit e makinave me autogaz është përgjithësisht më e gjatë. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë për disa modele që duan shumë riparime në qoftë se operojnë me autogaz.

Të tjerë automobilistë ja dalin duke përzjerë naftën e re me vajgurin e vjetër të shtëpisë dhe e përdorin përzjerjen për të furnizuar makinat e tyre. Të tjerë e kanë lënë fare përdorimin e makinës për të shkuar në punë, duke ju kthyer transportit publik dhe biçikletave.

Prapë, rritja e çmimit të benzinës nuk është aspekti më problemor i jetës në Kroaci. Inflacioni për të gjitha kategoritë po zvarrit poshtë standardin jetësor të vendit, veçanërisht për ata me të ardhura të ulta që luftojnë të përballojnë ushqimin dhe nevoja të tjera.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading