Festivali i Galiçnikut, në Maqedoni, ruan traditën

17/07/2008

Ky vit shënon 45-vjetorin e Festivalit të Dasmave të Galiçnikut në një fshat në jugperëndim të Shkupit. Festivali kremton një kohë kur punëtorët emigrantë ktheheshin në shtëpi për t'u martuar në një ceremoni tradicionale maqedonase.

Nga Marina Stojanovska për Southeast European Times në Shkup --17/07/08

photo

Burrat kërcejnë një valle folklorike përpara kishës së Shënjtëve Pjetër e Pal, gjatë një dasme në Galiçinik, 150 km në jugperëndim të Shkupit. ëGetty Imagesç

Festivali vjetor maqedonas në fshatin Galiçnik, pranë qytetit të Dibrës, ndodh në ditën e Shën Pjetrit, kur një çift i zgjedhur ka një dasmë tradicionale. Ngjarja e 12 korrikut është një pjesë e folklorit maqedonas që pasqyron kohrat kur deri në 30 dasma nëheshin njëherësh në Galiçnik. Punëtorët e migruar kthyer me shumicë në rajonin e Galiçnikut rezultonin në dasma masive. Emigrantët do të ktheheshin në fshatin e tyre përpara ditës të Shën Pjetrit (Petrovden) dhe niseshin për në punë në Mitrovden (8 nëntor).

Këtë vit një çift i ri, Igor Bundaleski dhe Dafina Grozdanovska gëzuan një dasmë tradicionale të Galiçnikut. Festimet nisën të shtunën në mëngjes kur dhëndëri i ardhshëm zbukuroi vendin e dasmës me lule dhe dha një të shtënë me çifte.

Në përputhje me traditën, vjehrra pret të afërmit me bukë dhe një gjym me ujë dhe kërcen "vallen e vjehrrës". Dhëndëri sipas traditës, ttuhet, që simbolizon fundin e beqarisë.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Pjesa kryesore e dasmës ndodh të dielën kur dasmorët vizitojnë nusen që arrin hipur mbi kalë. Nuni sjell një djalë të vogël me vete. Djali ulet me partinë e nuses, duke simbolizuar aftësinë e saj për të patur një djalë.

Në shtëpinë e saj, nuni dhuron një flamur të zbukuruar dhe nusja shërben dasmorët me verë e raki, një pije lokale. Dasmorët pastaj drejtohen për te burimi i fshatit ku nusja, për herë të fundit si vajzë e pamartuar, mbush gjymat me ujë. Në sheshin qendror të fshatit, burrat kërcejnë teskot, një valle tradicionale maqedonase që përfaqëson vështrirësitë e punëtorëve emigrantë maqedonas nëpër shekuj.

Ngjarja përfundon me ceremoninë e dasmës të dielën pasdite në kishën e Shenjtëve Pjetër e Pal. Për të qënë më autentike, nusja, dhëndëri dhe dasmorët veshin veshjen fshatare të Galiçnikut, që qëndisur me mëndafsh e ar është një nga shembujt e veshjeve më shumëngjyrëshe maqedonase. Vetëm kostumi i nuses peshon rreth 40 kg.

Këtë vit, siu çdo vit, shumë vetë ndoqën kremtimet dasmore të Galiçnikut. Turistët e dëshmojnë tërheqjen e madhe lokale me foto dhe video.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment