FBiH do të shesë 49% të aksioneve në BH Airlines

17/07/2008

Përveç Turkish Airlines, konkurruesit kryesorë për blerjen e pjesëshme të BH Airlines janë Croatia Airlines dhe kompani ajrore nga Malajzia e Italia.

Nga Jusuf Ramadanoviç për Southeast European Times në Sarajevë -- 17/07/08

photo

ëBH Airlinesç

Në fund të qershorit, qeveria e Federatë së Bosnje dhe Herzegovinës (FBiH) lëshoi një tender zyrtar privatizimi për BH Airlines në pronësi të shtetit. Afati përfundimtar për paraqitjen e ofertave është 30 korrik.

Dokumentet e tenderit kërkojnë që investitori i ardhshëm të blejë 49% të kompanisë ndërsa qeveria do të mbajë 51%. Croatian Airlines dhe Turkish Airlines, si dhe linja ajrore nga Malajzia dhe Italia, kanë shprehur interes në këtë blerje të pjesëshme. Raportet e medias sugjerojnë se Turkish Airlines nuk ka dërguar megjithatë ende një letër zyrtare të interesimit.

BH Airlines aktualisht ka me qera dy aeroplanë ATR 72, me shërbim të planifikuar në Zvicër, Turqi dhe Maqedoni nga Sarajeva, Banja Luka dhe Mostari. Ajo pret që partneri i ardhshëm strategjik të blejë edhe një aeroplan, mundësisht avion pasagjerësh.

"Një rritje e flotës, një partneritet strategjik dhe investime në modernizim janë kryesore në zhvillimin e vzhdueshëm të BH Airlines, i tha agjendisë së lajmeve ONASA, Nudzeim Reçiça,CEO i linjës ajrore. Ai vuri në dukje edhe fluturues më të mëdhej si JAT-i serb apo Croatian Airlines aktualisht operojnë me humbje.

Zyrtarëte kompanisë thonë se gjatë 2007, kompania trajtoi rreth 70,000 pasagjerë, krahasuar me 60,000 një vit më parë, me një rritje 14.1%. Ajo pati 7.4 milion euro të ardhura që është 9.5% më shumë se në 2006. Prapë, ajo thuhet se postoi një humbje në 2007 me rreth 51,000 euro.

Agjensia e Privatizimit të FBiH e konsideron privatizimin pjesor një ujdi të veçantë për investitorët për shkak se BH Airlines iështë i vetmi fluturues i BiH që ka potencialin të hapë rugë dhe tregje të reja dhe të rritë ndjeshëm ngarkesën e vet transportuese.

Megjithatë, pjesa e tregut të linjës ajrore në BiH është vetëm 15%. Disa vjet më parë, u bë e qartë se BH Airlines nuk do t'ja dilte dot pa ndihmë në tregun e vet të brendshëm.

Nga ana tjetër, skeptikët konsiderojnë rregullimin një masë "katastrofike" për qeverinë e FBiH, e cila duhet të vazhdojë të mbulojë humbjet e linjës ajrore me paratë e taksapaguesve. Ata argumentojnë se shitja e kompanisë krejtësisht do të ishte një opsion më i mirë.

Sa për planet e pas-privatizimit, sapo të rritet flota, fluturuesi ka njoftuar synimin e tij për të futur fluturime në Londër, Amsterdam dhe qytete skandinave. Ajo po negocion gjithashtu me Malin e Zi për të futur një fluturim Sarajevë-Podgoricë.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading