Në mosmarrëveshjen e emrit ngrihet çështja e Egjeut

17/07/2008

Ridalja e së ashtuquajturës çështje e Egjeut në të cilën qeveria maqedonase këmbëngul në diskutimin me Greqin, ka ngritur zemërim në Athinë dhe shpresa midis fëmijëve të refugjatëve

Nga Goran Trajkov për Southeast European Times në Shkup – 17/07/08

photo

Ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis paralajmëroi të martën (15 korrik) se Maqedonia do të rrezikonte të korrte (një stuhi" me "nacionalizmin ekstrem". ëGetty Imagesç

Dëshira e qeverisë maqedonase për të zgjeruar axhendën e bisedimeve Shkup-Athinë për mosmarrëveshjen e emrit, ka ndezur emocione në të dy vendet. Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski i shkroi të hënën (14 korrik) homologut të tij grek Kostas Karamanlis, duke shprehur vendosmërinë e tij për të diskutuar ankesat e e refugjatëve dhe të pakicës etnike maqedonase të mbetur në Greqi.

Në një përgjigje të inatosur, ministrja e jashtme greke Dora Bakojanis paralajmëroi të martën se Maqedonia do të rrezikonte korrjen e "një stuhie" me "nacionalizmin ekstrem" të saj. Athina po përgatit ende një përgjigje më zyrtare.

Paris, mbajtësi i tanishëm i presidencës së BE, ka folur hapur në favor të Athinës, me ministrin e jashtëm frëng Bernard Kushner të thoshte të martën se "Ne qëndrojmë në solidaritet me Greqinë."

Nga ana tjetër, Shoqata e Fëmijëve të Refugjatëve nga Maqedonia e Egjeut (ARCAM), vlerëson masën, duke gjykuar se është e vetmja rrugë për zgjidhjen e çështjeve të tilla si pretendimet e refugjatëve për pronat që ata lanë pas 60 vjet më parë. Maqedonasit etnikë pësuan raprezalje ndërsa rreshti lufta civile, me qeverinë fituese që i akuzoi ata se mbajtën anën e partizanëve komunistë dhe kishin favorizuar një shtet autonom të tyren.

Artikuj që kanë lidhje

Loading

Risto Nikovski, ish ambasdori maqedonas në Britani, është dakord se ka ardhur koha të diskutohet çështja e ndjeshme. "Objektivisht, duke njohur qëndrimin grek në mosmarrëveshjen e emrit, ne nuk duhet të presim një zgjidhje të problemit shpejt...ëGreqiaç nuk ka një problem me emrin e Maqedonisë; ajo nuk mund të pranojë maqedonasit."

Pavarësisht nga një Greqi e habitur që qeveritë e mëparshme maqedonase nuk i kishin ngritur këto ankesa, ndërmjetësi i OKB-së Matthew Nimetz tha se do t'i vinte ato në tryezë.

Kundërshtimi po nxehet ndërsa ARCAM përgatitet të nderojë 60 vjetorin e eksodit të më shumë se 28,000 fëmijëve etnikë maqedonas nga Greqia e shkatërruar prej luftës. Tubimi në Shkup në fundjavë do të ketë një objektiv humanitar, sipas Georgi Ajanovskit, kryetar komitetit të organizimit të konferencës së ARCAM. Pjesëmarrësit do të denoncojnë luftën dhe vuajtjen që e shoqëroi atë si dhe mërgimin dhe dhunën kundër fëmijëve.

Disa mijra maqedonas nga diaspora do të marrin pjesë në forum, disa prej të cilëve jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe vende të ndryshme evropiane. Do të ketë ekspozime të librave rreth luftës civile greke dhe Luftën e Dytë Botërore dhe një simpozium studjuesish. Veprimtaria hapet në sallën e sporteve Boris Trajkovski, të premten. Përfaqësuesit e vendeve që pranuan fëmijët refugjatë, diplomatët me bazë në Shkup dhe krerët e qeverisë maqedonase kanë marrë të gjithë ftesa për këtë ceremoni.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Loading

Voto

Loading

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Kosovë: Gjendje pa rrugëdalje në kufi

Energji: Çështje dhe Prirje

Energji: Çështje dhe Prirje

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Në ndryshim të perceptimit: Gratë në Ballkan

Ballkani nis të bëhet i gjelbër

Ballkani nis të bëhet i gjelbër
Loading
Loading
Loading
Loading

Anketë

BE kohët e fundit zgjodhi të vonojë dhënien e statusit të kandidatit Serbisë duke prishur shpresat se piketa historike do të arrihej këtë vit. Sa serioz është dëmi politik ndaj presidentit Boris Tadiç dhe koalicionit qeverisës?

Shumë serioz
Serioz
I mesëm
I parëndësishëm
Nuk ka dëm



shih rezultatet Shto koment