Festivali EXIT prishur nga vdekja e gruas

16/07/2008

Ndonëse mbi 160,000 vetë vizituan këtë vit festivalin muzikor EXIT në qytetin verior serb të Novi Sadit, vdekja tragjike e një gruaje të re hodhi hije mbi festimin.

Nga Igor Jovanoviç për Southeast European Times në Beograd – 16/07/08

photo

Një degë ra në kampin e festivalit ndërsa vizitorët flinin. [myexit.org]

Festivali i tetë vjetor EXIT i cili u mbajt në qytetin verior serb Novi Sad nga 10 në 13 korrik, mirëpriti më tepër se 160,000 të rinj nga e gjithë bota. Vizitorët gëzuan shfaqjet nga rreth 600 artistë në deri 25 skena.

Megjithatë, vdekja tragjike e një gruaje serbe hodhi hije mbi festimet. Jelena Matiç, 28 vjeç nga qyteti Paraçin, u vra të dielën (13 korrik) kur një degë e madhe shkatërroi tendën e saj. Dega e cila u thye nga shtjellat e erës, plagosi rëndë tre të rinj të tjerë, dy shtetas maqedonas dhe një grua britanike.

Kryebashkiaku i Novi Sadit Igor Pavliçiç njoftoi se një hetim do të përcaktojë në se qyteti mban fajin për mosheqjen e degëve të rrezikshme mbi kampin ku po flinin vizitorët e festivalit. Organizatorët e EXIT propozuan formimin e një fondacioni që të mbajë emrin e Matiç për të financuar arsimin e studentëve nga Paraçini.

Në përgjithësi, ata shprehën kënaqësinë me numrin e vizitorëve edhe pse ai nuk përmbushi parashikimet e 200,000. Rreth 20,000 vizitorë që ndoqën festivalin qenë nga Singapori, Panamaja dhe Japonia ndërsa deri 1,500 vetë erdhën nga Kanadaja. Sipas organizatorëve të festivalit, në festival qenë 500 australianë. Shumica e të huajve erdhën nga Britania e Madhe në grupe të organizuara. Të zotët e shtëpisë i pritën vizitorët me bukë, kripë dhe shlivovicë, një formë tradicionale e mikpritjes në Serbi.

Numri i vizitorëve lokalë ra pak nën parashikimet ndoshta për shkak të kostos së lartë të biletave: një biletë njëditore në festival kushtonte deri në 50 euro. Mesatarja e pagës mujore serbe është 350 euro.

"Ky ka qenë EXIT më i mirë deri tani, me përjashtim të aksidentit që ndodhi në kamp," tha organizatori Rajko Bozhiç.

Yjet kryesore të festivalit qenë grupi anti-globalist Manu Chao dhe grupi britanik The Sex Pistols që luajtën për herë të parë në Serbi. Ata e mbyllën festivalin me një shfaqje 90 minuta duke përfshirë dy riekzekutime.

EXIT, i cili nisi tetë vjet më parë si një formë proteste kundër regjimit të Slobodan Millosheviçit, demonstroi edhe këtë vit se është më shumë se një festival muzike. Misioni i OSBE në Serbi organizoi një numër panele diskutimesh në mes të koncerteve.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading