Kosova mbledh më tepër se 1 miliard euro në konferencën e donatorëve

15/07/2008

Donatorët ndërkombëtarë u zotuan për 1.2 miliard euro për Kosovën të premten. Fondet do të shkojnë drejt zhvillimit social e ekonomik dhe për të paguar borxhet e vendit të pavarur rishtazi.

Nga Blerta Foniqi-Kabashi për Southeast European Times në Kosovë -- 15/07/08

photo

Shumica e parave do të mbështesë zhvillimin social e ekonomik. [AFP]

Komuniteti ndërkombëtar u zotua për 1.2 miliard euro për Kosovën në konferencën e donatorëve të premten (11 korrik) në Bruksel. Fondet, gjatë tre viteve të ardhshme, do të ndihmojnë ndërtimin e Kosovës, vendi më i ri i dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Shumica e parave të zotuara të premten do të mbështesin financiarisht zhvillimin social e ekonomik, siç është ndërtimi i rrugëve dhe shkollave. Rreth 100 milion euro do të shkojnë për borxhin e Kosovës.

Rreth 40 vende dërguan përfaqësues në konferencën të cilën e organizoi Komisioni Evropian dhe që u ndoq nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Banka Botërore ishte midis institucioneve ndërkombëtare të pranishme.

Thaçi i tha konferencës se veprimtaria përfaqësonte fillimin e një faze të re zhvillimi dhe se autoritetet në Prishtinë do të bashkëpunojnë me donatorët ndërkombëtarë kur të vijë puna te shpenzimi i parave.

"Ne jemi shumë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë tona," tha Thaçi. "Ne nuk do t'u zhgënjejmë kurrë ju."

Komisioni Evropian doli si donatori i vetëm më i madh, duke bërë një zotim 500 milion euro, pasuar nga Shtetet e Bashkuara me 265 milion euro.

"Konferenca e donatorëve për të mbështetur Kosovën ishte një ngjarje shumë e rëndësishme," tha zëvendës ndihmësja e sekretarit të shtetit të SHBA, Rosmari DiKarlo.

Komisioni Evropian dhe donatorët e tjerë kanë treguar gadishmëri për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, tha DiKarlo por donatorët prisnin që Prishtina të përmbushte shpresat e tyre.

"Ne jemi shumë të gëzuar sepse...shumë vende evropiane vendosën të mbështesin Kosovën në të ardhmen. Ne e konsiderojmë këtë të ketë një rëndësi absolutisht thelbësore për stabilitetin e rajonit," tha DiKarlo.

Komisioneri i zgjerimit të BE, Olli Rehn i cili gjithashtu ndoqi konferencën, tha se Kosova është "kryekëput një çështje evropiane" dhe se duke premtuar gjysmë miliardi euro, "BE e ka demonstruar qartë këtë."

"Kjo nuk është thjesht fjalor dipolomatik; është më konkrete, prova më e prekshme e përkushtimit tonë ndaj Kosovës dhe stabilitetit e përparimit të krejt Ballkanit Perëndimor," tha Rehn.

Pothuajse të gjithë 20 vendet e BE që tashmë e kanë njohur Kosovën si vend të pavarur u zotuan për fonde. Por sasitë e angazhuara nga kryesorët e BE shkonin prej 100 milion euro nga Gjermania tek 2 milion euro zotuar nga mbajtësja e tanishme e presidencës së BE, Franca.

Vendet jo të BE, Norvegjia, Zvicra, Arabia Saudite dhe Turqia kontribuan gjithashtu me sasi të mëdha.

Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com
Loading

Çfarë mendoni rreth këtij artikulli

icon12345icon

Artikujt e sotëm

Loading

Artikuj që kanë lidhje

Loading